“Kashtë e ko*qe”, shpërthen Mediu në Komision: Opozita e ktheu procesin në anormalitet

0
Gjigandi

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka folur këtë të martë pas djegies së tre raundeve të para, në lidhje me procesin e zgjedhjes së Presidentit.

Gjatë fjalës së tij në Konferencën e Kryetarëve, Mediu tha se opozita ka detyrim për të ndërtuar raportin me opinionin publik, si dhe ka njerëz dinjitozë për të qenë president brenda apo jashtë politikës.

“Unë kam vite në politikë dhe po mësoj praktika të reja, kërkojnë marrëveshje dhe përjashtojnë njeri tjetrin apo vendosin kush do negociojë. Kishim 3 rrugë, të uleshim e të bënim propozimet. Opozita ka një detyrim për të ndërtuar raportin me opinionin publik, opozita ka njerëz dinjitozë për të qenë president brenda apo jashtë politikës. Duheshin dy kandidatë për ti vënë përballë PS, në mënyrë që mos të zgjidhet një president sa për të kaluar radhën.
Të nderuar kolegë, më vjen keq që ky proces u kthye në anormal dhe diskutim pa bazë dhe më duhet të them fjalët e Fugës për këtë konkluzion: Opozita u bë kashtë e koqe”, tha ai.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu