“Kanë vjedhur 430 milionë euro dhe Edi Rama nuk di gjë?!”- Basha: Dy ministra janë pas hekurave, …

0
“Kanë vjedhur 430 milionë euro dhe Edi Rama nuk di gjë?!”- Basha: Dy ministra janë pas hekurave, …
Gjigandi

Nga Rrogozhina, teksa prezantoi kandidatin e PD-së për bashkinë e qytetit, kryedemokrati Lulzim Basha u ndal gjerësisht dhe te afera e inceneratorëve. Në fjalën e tij përpara simpatizantëve, Basha theksoi se afera galoponte e impianteve të përpunimit të mbetjeve vërtetoi akuzat e ngritura nga Partia Demokratike për vite me radhë.

Basha shtoi se një mega-aferë e këtyre skandaleve nuk mund të jetë bërë pa dijeninë dhe vullnetin e kryeministrit, Rama, i cili është gjithashtu përgjegjës sipas tij.

Sipas kryedemokratit, aktualisht janë vetëm dy ish-ministra prapa hekurave te 313-ës, por janë dhe shumë të tjerë që e kanë radhën për shkak të abuzimeve me paratë publike.

“E shikoni në Komisionin e inceneratorëve, para të gjithë shqiptarëve si qajnë një 50, 60-vjeçare kur ballafaqohet me faktet se si i kanë detyruar të hedhin firmën për t’iu vjedhur shqiptarëve 430 milionë euro. Kanë vjedhur edhe ata vet, edhe paratë e tyre i kanë vjedhur se rrogëtarë janë një pjesë e mirë e tyre. Nuk i kanë përfituar ata paratë, por i kanë detyruar. Deri këtu është depersonalizuar administrata shtetërore, me vetëdije apo pa vetëdije, kanë firmosur t’iu hiqet buka e gojës vogëlushëve shqiptarë. T’iu hiqen paratë e ilaçeve pensionistëve shqiptarë, t’u hiqet ndihma minimale fermerëve shqiptarë, që sot me letra marrin 10 herë më pak subvencione sesa fermerët e Kosovës që dje festoi 14 vjetorin si shtet i pavarur. Po them me letra, sepse e dimë faktikisht që ato nuk arrijnë tek fermerët. E pra, Komisioni i Inceneratorëve, provoi para syve të të gjithë shqiptarëve atë që kemi 6 vite që e denoncojmë. Kauza jonë është e vërtetë, është e drejt, shqiptarët po e kuptojnë ditë për ditë se si është ndërtuar kjo skemë, kjo fabrikë që nuk djeg plehra por djeg paratë e shqiptarëve, popullit me të varfëruar nën regjimin e Edi Rames.

Popullit me të vjedhur në 30 vite tranzicion. Nuk ka pasur skandal të këtyre përmasave. Dhe mund ta themi me gojën plot se korrupsioni për fat të keq ka qenë një shoqërues i pandarë i këtyre 30 viteve  tranzicion, por kurrë më parë nuk kemi parë një babëzi, një lubi të tillë si ky grup i strukturuar. Na kanë sulmuar këto 6 vite që thoni te vërtetën. Paratë e shqiptarëve qe i vidhnin përmes skemës së inceneratorëve, një pjesë ia jepnin medias qe të na sulmonin në, të sulmonin PD, sulmonin denoncuesin è aferës duke nisur nga kryetari dhe çdokush tjetër.

RonaTyra

È mbani mend? Emisione të tëra, shpifje, gënjeshtra, censurë totale qe të na mbyllnin gojën. Denonconim nga mëngjesi deri në darkë dhe nuk dilte një kronike e vetme. Pse?!

Paratë e shqiptarëve të vjedhur nga mafia e inceneratorëve përdoreshin për tu mbyllur gojën dhe për të sulmuar PD. Siç na kanë sulmuar kur Denonconim korrupsionin me koncesionet, me rrugët e florinjta që shkonin nga 2 mln në 40 mln euro/km. Siç na kanë sulmuar sa herë qe kemi ngritur zërin për interesin e shqiptarëve. Por ama çfarë tregon kjo që po ndodh sot?! Jo vetëm zbulimi i skemës së vjedhjes me inceneratorët por edhe arrestimi një nga një, burgosja një è nga një, Saimir Tahiri, Lefter Koka qe është bishti i aferës qe është arrestuar, Alqi Bllako që është thirrur dje në SPAK, Arben Ahmetaj, Damian Gjiknuri, Engjëll Agaçi, Erion Veliaj, kryebashkiakët e tjerë të Elbasanit, të Fierit.

Tani një pyetje: Këta qenkan te gjithë bashke për të vjedhur 430 mln euro dhe Edi Rama s’kishte dijeni, thoni ju?

Gjithçka është bërë pas shpinës së tij, siç thotë ai?

Ka ngjyer gishtin pas shpinës së EDI Ramës? Guxojnë këta pa shpinës së Edi Ramës? Pa diskutim që jo!

Prandaj komisioni do vazhdojë punën, pavarësisht se ja ndërprenë një herë. U detyruan në bashkëpunim me partnerët tanë strategjike,  atë kohë që kemi do ta përdorim me efiçençe maksimale. Ndërsa ata që kanë filluar të paraqiten para dyerve të SPAK-ut janë prova më e mirë. Tani janë para dyerve të SPAK, shumë shpejt do të jenë aty ku e meritojnë. Janë prova më e mirë që hedh në tokë të gjitha sulmet, të gjitha shigjetat, sulmet, shpifjet qe kane drejtuar ndaj PD, ndaj jush, ndaj meje, ndaj përfaqësuesve tanë, ndaj kryetares së komisionit dhe anëtarëve tanë në komision, ndaj Partisë Demokratike të Shqipërisë që është mburoja e vetme e interesit publik te shqiptareve.

Do ti intensifikojnë sulmet. I keni parë kanë filluar. Sa më shumë iu afrohen nxehtësia e drejtësisë, sa më shumë dëgjohen tringëllimat e prangave aq më shumë kanë filluar flasin për brava. Gjuha shkon ku dhemb dhëmbi. Dy ministra i ka prapa hekurave tek 313. Të tjerë è kanë radhën. Se ky është edhe nga ata që i bën kurban me idenë se shpëton vetë. Po nga è vërteta nuk shpëton dot, mund ta vonosh, mund ta shtrembërosh edhe me ndihmën e patericave që kanë vënë hallet e tyre e personale mbi interesin e shqiptarëve, mbi interesin e demokratëve por nuk e vonon dot, aq sa nuk e vonon dot të vërtetën aq nuk i ndal dot as demokratët, as PD në misionin që kemi marrë përpara shqiptarëve!”,

tha Basha.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu