Ylli hollivudian Johnny Depp i është rikthyer rolit të piratit legjendar, kapitenit Jack Sparrow për të përmbushur dëshirën e një djali 11-vjeçar të sëmurë.
Sipas BBC, fansi i vogël i “Pirate of the Caribbean”, Kori, i është nënshtruar dy transplanteve të pasuksesshme të zemrës, por vendosi se nuk donte të përballej me kalvarin e një të treti. Familja e tij, nga Derbyshire, nuk e dinë se sa kohë i mbetet vogëlushit për të jetuar.
Një nga dëshirat e fundit të Korit ishte të fliste me idhullin e tij, Kapiten Jack dhe aktori iu përgjigj. Depp u vesh si pirati dhe regjistroi një mesazh të veçantë për fansin e tij. “Të uroj shumë fat. Unë jam fansi yt numër një, kapiten Kori.”
Kori, nga Ripley, ka krijuar së fundmi edhe një kanal në YouTube, ‘Kraken the Box’, i cili tashmë ka më shumë se 160,000 abonentë. Në fansat e tij përfshihet edhe Johny Depp. Ndërkaq, “Telenovela” Johnny Depp-Amber Heard mund të përfundojë sërish në një sallë gjyqi. Disa muaj pas një gjykimi në favor të aktorit në një gjyq për shpifje me ish-bashkëshorten e tij, e cila u urdhërua për të paguar 10.4 milionë dollarë, Heard kërkon hakmarrje duke apeluar vendimin dhe duke kërkuar një gjyq të ri.