“Jetoj me shpresë”, kënga më e re nga Albina Kelmendi

0
“Jetoj me shpresë”, kënga më e re nga Albina Kelmendi
Gjigandi

Këngëtarja e njohur nga Peja, Albina Kelmendi, ka publikuar projektin e ri muzikor.

“Jetoj me shpresë” mban titullin kënga e radhës e artises shqiptare, të cilën e ka kompletuar edhe nga ana vizuale.

Teksti dhe instrumentali është realizuar nga Vullnet Ibrahimi, gjersa ky i fundit u përkujdes edhe për producimin.

Albina Kelmendi (Foto: YouTube)

RonaTyra

Për në kitarë është kujdesur Astrit Stafai, kurse videoja është mundësuar nga Publico.

Klipi po ashtu është realizuar në një mënyrë të veçantë me paraqitje atraktive të Kelmendit.

Albina krahas karrierës profesionale këtë kohë është komentuar mjaft shumë për një lidhje të re dashurie.

Ajo prej vitesh po shijon një romancë me biznesmenin shqiptar, Valon Vataj.

/abc24.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu