Mbrëmë ka nisur edicioni i dytë i Big Brother Vip Albania. Zhaklin Lekatari do të jetë opinioniste këtë sezon në BBVA2.
Zhaklin, e cila me profesion është gazetare ka një blog ku trajton temat mbi seksin. Ajo është themeluese e blogut “Tabu.al”.
Derisa në rrjete sociale flet hapur mbi edukimin seksual si dhe emancipimin e shoqërisë.
Rrjeti i saj TikTok është me përplot pyetje rreth marrëdhënieve seksuale.
Zhaklin Lekatari njihet si një nga zërat më rebelë në median shqiptare. Ajo nuk e ka fshehur as historinë e familjes së saj.
Siç ka rrëfyer Lekatari, pasi i ati ndërroi jetë, e ëma e kishte dhënë për adoptim atë dhe motrën e saj në një familje italiane. Ajo po ashtu pranon se nuk e kishte përjetuar mirë vendimin e nënës së saj biologjike dhe se tani nuk ruan marrëdhënie me familjen që e birësoi.