Imuniteti natyror është mbrojtja më e mirë kundër të gjitha sëmundjeve. Nutricionistja Branka Mirkovic shpjegoi se çfarë duhet të hani për të pasur imunitet sa më të mirë.
“Një dietë e shëndetshme përmirëson imunitetin tuaj ndaj sëmundjeve. Ajo që futni në trupin tuaj përmes dietës tuaj është e rëndësishme për shëndetin e përgjithshëm. Ia vlen të kujdeseni për dietën tuaj dhe të forconi mbrojtjen tuaj kundër gripit dhe ftohjes. Të gjitha ushqimet për forcimin e imunitetit janë të disponueshme në dyqane dhe tregje dhe nuk nevojitet asnjë dietë ekstreme”, shpjegon nutricionistja Branka Mirković.
Këto ushqime janë:
Peshku i yndyrshëm
Agrumet
Hudhra
Rrënja e xhenxhefilit
Perime jeshile
Specat dhe lakër turshi
Kos
Bajame ose fara luledielli
“Rekomandohet një dietë mesdhetare, tre vakte më të vogla gjatë ditës dhe fruta brenda 8 orëve në ditë. Gjumë dhe pushim të mjaftueshëm gjatë natës. Eleminoni nga dieta ushqimet e përpunuara industrialisht, pijet energjike dhe të gazuara, ushqimet e ëmbla dhe të kripura, ushqimet e shpejta”, thotë dietologia.