“Jam i martuar’/ Befason Stresi, flet për “lidhjen” me bionden shpërthyese (FOTO)

0
Gjigandi

Së fundmi, në rrjet qarkulloi një lajm ku reperi shumë i njohur për publikun shqiptar, Stresi kishte nisur një lidhje të re me modelen bionde, Atalanta Kërçyku.

Burime për “ABC 24 ALBANIA” kanë treguar se Stresi ishte në një romancë me modelen Atalanta Kërçyku, e cila mban disa kurora miss-i dhe vitin e fundit përfaqësoi vendin tonë në “Miss World”.

Lajmet u përhapën pas festës së ditëlindjes së reperit, ku thuhej se ishte parë shumë pranë bukuroshes dhe miq pranë tyre kishin konfirmuar lidhjen.

Mirëpo, asgjë nuk është e vërtetë dhe lajmin e ka përgënjeshtruar vetë Stresi për “Iconstyle.al”.

Reperi ka treguar se nuk ka asnjë lidhje me vajzën në fjalë dhe hera e parë që e ka takuar ka qenë në ditëlindjen e tij. Kjo pasi modelja kishte ardhur me disa miq të përbashkët.

RonaTyra

Stresi rrëfeu se nuk e njeh modelen dhe thjesht kanë bërë foto për ditëlindje, ndërsa më pas mes tyre s’ka ndodhur asgjë më shumë.

“Unë jam i martuar“, sqaron Stresi për “Iconstyle.al”, duke na lënë të kuptojmë se historia me Keisin s’ka marrë fund dhe së shpejti do t’i shohim sërish bashkë! Sigurisht, pasi të pajtohen!

Kjo shpjegon edhe faktin pse Keisi vazhdonte ta mbante në gisht unazën, pavarësisht faktit se nuk flet prej kohësh me partnerin e saj!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu