Sëmundjet kardiovaskulare janë shkaku kryesor i vdekjeve në mbarë botën. Arteriet e bllokuara kufizojnë rrjedhjen e gjakut në të gjithë trupin dhe kështu rrisin rrezikun e sëmundjeve të zemrës.
Ky artikull liston ushqime që mund të ndihmojnë në parandalimin e bllokimit të arterieve dhe mbrojtjen e shëndetit të zemrës:
Boronicat e kuqe: Boronicat e kuqe njihen për uljen e niveleve të kolesterolit të keq brenda trupit. Veç kësaj, ato janë të pasura me antioksidues që promovojnë shëndetin e mirë të përgjithshëm.
Çaji jeshil: Çaji i gjelbër përdoret gjerësisht për rënien në peshë. Ai pengon gjithashtu absorbimin e përqindjes së kolesterolit kur tretni ushqimin.
Pini të paktën dy gota çaj të gjelbër në ditë dhe do të keni arterie më të pastra brenda pak javësh.
Avokado: Avokado është ushqimi që duhet ta përfshini në dietën tuaj, jo vetëm për shkak se është i mirë për lëkurën, por edhe për shëndetin e zemrës.
Shpargu (asparag): Përveçse i pastron arteriet, shpargu ndihmon në uljen e tensionit të lartë të gjakut. Në fakt, shpargu cilësohet si ndër ushqimet më të mira për shëndetin e zemrës.
Manaferrat: Gjithashtu dhe boronicat, luleshtrydhet, mjedrat janë të pasura me një sërë përfitimesh shëndetësore duke përfshirë aftësinë për të reduktuar inflamacionin për të përmirësuar shëndetin e zemrës.
Peshku: Është i pasur me lëndë ushqyese, duke përfshirë yndyrnat omega-3. Ngrënia e peshkut të pasur me omega-3 mund të ndihmojë në uljen e rrezikut të aterosklerozës. Studimet tregojnë se omega-3 ndihmojnë në reduktimin e shprehjes së molekulave të ngjitjes qelizore, të cilat janë proteina që lejojnë qelizat të ngjiten me njëra-tjetrën dhe me mjedisin e tyre.
Domatet: Përmbajnë komponime bimore që mund të jenë veçanërisht të dobishme për reduktimin e zhvillimit të aterosklerozës. Përshembull, domatet përmbajnë pigmentin karotenoid likopen, i cili ka përfitime mbresëlënëse shëndetësore.
Studimet tregojnë se konsumimi i produkteve të domates të pasura me likopen mund të ndihmojë në uljen e inflamacionit, rritjen e kolesterolit HDL (të mirë) dhe zvogëlimin e rrezikut të sëmundjeve të zemrës.
Arrat: Janë burime të shkëlqyera të proteinave, fibrave, yndyrave të shëndetshme, vitaminave dhe mineraleve. Për më tepër, arrat mund të ndihmojnë në parandalimin e bllokimit të arterieve.
Hulumtimet kanë treguar vazhdimisht se marrja e arrave mund të përmirësojë ndjeshëm faktorët e rrezikut të aterosklerozës.
Përshembull, ngrënia e arrave mund të zvogëlojë kolesterolin LDL (të keq) dhe presionin e gjakut dhe mund të ndihmojë në rritjen e kolesterolit HDL (të mirë)./ Healthline