Dua Lipa është sensacioni i ri i pop muzikës në botë, përgjatë 2022-tës ka shënuar suksese të një pas njëshme, duke marre çmime të shumta, e për të mos harruar edhe turneun e famshëm tashmë Future Nostalgia.
E krejt këto suksese kanë bërë që këngëtarja të pasurohet edhe më shumë.
Sipas raportimeve të fundit financiare, mësohet se pasuria e saj ka arritur në vlerë mbi 71 milionë £.
Duke shënuar rritje brenda vitit + 10 milionë, të ardhurat mesatare ditorë të këngëtares del të jenë 26 mijë £ në ditë.