Aeroportet janë të mbushura me njerëz që rezervojnë udhëtime të minutës së fundit për t’i shpëtuar temperaturave të ftohta. Kudo që të jeni duke fluturuar, ka disa pajisje të shkëlqyera që duhet të keni me vete. Disa nga ju mund të kërkojnë të çlodhen plotësisht gjatë udhëtimit duke vendosur kufje dhe mbështetëse për këmbët, ndërsa të tjerëve mund t’u duhen të gjitha këshillat kryesore për t’i ndihmuar ata të zgjedhin gjërat e duhura dhe të mos marrin me vete gjithçka që ju del përpara.
Jastëk udhëtimi
Një jastëk udhëtimi ka qenë prej kohësh në listat tona të paketimit të domosdoshëm sepse nuk ka asgjë më të keqe se të ngecesh mes dy njerëzve që kanë fjetur dhe ti nuk mund të mbyllësh dot sytë.
Tapa veshi për fluturime
Pavarësisht nëse vuani nga dhimbja e veshit për shkak të presionit gjatë fluturimit, ose thjesht dëshironi të mbytni tingujt rrethues në mënyrë që të mund të dremitoni gjatë udhëtimit tuaj, tapa veshë fluturimi dhe një maskë për sytë janë të domosdoshme.
Mbajtëse telefoni
Të gjithëve na pëlqen të shikojmë shfaqjet ose filmat tanë të preferuar, të cilët i kemi shkarkuar para një fluturimi të gjatë, pa shqetësime dhe zhurma. Por lëreni dorën tuaj të pushojë pak me mbajtësen e telefonit për ta mbajtur ekranin tuaj të mbështetur gjatë gjithë fluturimit.
Çantë shpine e madhe udhëtimi
Pavarësisht nëse keni paketime të lehta ose jo, është gjithmonë e dobishme të keni një çantë shpine për ta përdorur si bagazh dore në fluturimin tuaj. Ju mund të vendosni aty gjërat tuaja me vlerë apo pajisje të tjera që mund t’ju nevojiten gjatë udhëtimit.
Portofol me dokumenta
Një portofol udhëtimi kursen të gjithë konfuzionin kur jeni në lëvizje, pasi ka një ndarje për absolutisht gjithçka dhe do t’i keni të gjitha në një kuletë dore të vogël.