Të paktën 100 raketa drejt Izraelit raportohet se janë lëshuar nga territori i Libanit, ndërsa në kufirin mes dy vendeve ka patur shkëmbim zjarri.
Organizata e Hezbollahut dhe krahu i saj ushtarak Këshilli i Xhihadit, kanë deklaruar ditën e djeshme se do të renditen krah palestinezëve, e do të sulmojnë Izraelin në rast se ushtria izraelite vendos të hyjë në Rripin e Gazës.
Shkëmbim zjarri është raportuar në fshatin Ayta Al-Shaab, në jug të Libanit, ndërsa ushtria izraelite ka bombarduar disa kulla vrojtimi në këtë zonë.
a.c./dita