Media shtetërore në Siri thotë se Izraeli ka shënjestruar aeroportet në Damask dhe qytetin e Alepos. Agjencia shtetërore e lajmeve Sana raportoi se shpërthimet e raketave kanë dëmtuar pistën e aeroporteve të cilat tashmë janë jashtë shërbimit.
Sulmet ajrore vijnë një ditë përpara se ministri i jashtëm iranian të vizitojë Sirinë. Të dy vendet janë armiq të betuar të Izraelit dhe Irani e ka mbështetur prej kohësh Hamasin. Izraeli bombardon shpesh objektiva në Siri të lidhura me Iranin dhe grupin militant libanez Hezbollah, por rrallëherë i pranon sulmet.
p.c. / ABC24.AL