Komiteti Teknik i Ekspertëve: Në Shqipëri nuk do tu kërkohet test negativ shtetasve që vijnë nga Kina

0
Gjigandi

Edhe Shqipëria i bashkohet vendimit të shumicës së vendeve të Bashkimit Evropian, për të mos kërkuar paraqitjen e testit negativ, apo për të bërë teste për qytetarët kinezë që vijnë në Shqipëri për turizëm apo biznes.

Vendet e BE-së, me përjashtim të Italisë, bazuar mbi qëndrimin e Agjencisë për sëmundjet, deklaruan se ekzaminimi i udhëtarëve nga Kina për Covid-19, do të ishte “i pajustifikuar”.

Vetëm Italia i kërkoi pjesës tjetër të BE-së që të ndjekë shembullin e saj dhe të sigurojë se ata që vijnë nga Kina, të testohen dhe të karantinohen nëse është e nevojshme.

Nisur nga vendimi në shumicë i vende të BE-së, edhe Komiteti Teknik i Ekspertëve shqiptarë ka dalë në përfundimin se nuk ka nevojë për paraqitjen e testit negativ, për pasagjerët që vijnë nga Kina.

Sipas Komitetit, prej disa ditësh ka pasur një rritje të ndjeshme të rasteve të reja ditore në Republikën e Kinës, shoqëruar kjo edhe me shtrime në spitale dhe në njësitë e kujdesit intensiv.

RonaTyra

“Nuk kemi akoma të dhëna nga autoritetet shëndetësore kineze për shtamet e virusit përgjegjës. Në këtë kuadër, disa vende, si SHBA, Japonia, Tajvani, India dhe Italia kanë marrë si masë, paraqitjen e testit COVID për infeksionin SARSCov2, për ata udhëtarë që vijnë nga Republika e Kinës. Qendra Europiane e Kontrollit dhe Parandalimit te Sëmundjeve ose ECDC, si edhe Komisioni i Sigurisë i KE, i mbledhur ditën e djeshme (si edhe Mbretëria e Bashkuar), për momentin nuk e shikojnë me risk të lartë shpërthimin e një vale të re epidemie, por për faktin që virusi qarkullon edhe në Evropë dhe niveli i imunizimit është i mirë, prandaj rekomandon vazhdimin e ndjekjes së kujdesshme të dinamikës së kësaj situate.”– thuhet në deklaratën e Komitetit Teknik.

Sipas këtij institucioni, edhe komiteti shqiptar i ekspertëve, pasi analizoi situatën epidemiologjike, në vend në Evropë edhe më tej, vlerëson se do të vazhdoje të monitorojë me shumë kujdes dinamikën e kësaj situate, dhe do të vlerësojë masat e marra nga vendet e tjera dhe rekomandimet e ECDC dhe të OBSH-së, do të vlerësojë hap pas hapi nevojën për masa shtesë në përputhje me dinamikën e zhvillimit të situatës ekonomike.

“Komiteti Teknik i Eksperteve të menaxhimit të pandemisë COVID-19 ka ndjekur me vëmendje dhe në vazhdimësi dinamiken e situatës epidemiologjike të infeksionit Sars Cov 2 dhe sëmundjes Covid 19. Siç jeni në dijeni edhe nga raportimet tona të përditshme situata aktuale në vend paraqitet e kontrolluar. Mesatarja e rasteve te reja ditore javën e fundit e cila është edhe java e 51 e këtij viti, është 18 raste të reja ditore. Incidenca dy javore është 8 për 100000. Ndërsa numri i rasteve aktive sot në Shqipëri është 195. Janë 2 paciente të shtruar në Spitalin Infektiv dhe asnjë në njësitë e kujdesit intensiv. Në lidhje me vaksinimin në Shqipëri deri me sot janë aplikuar rreth 3,282,000 doza dhe popullsia target për vaksinimin sot paraqitet e vaksinuar në masën 60.8%. Një situatë e stabilizuar paraqitet edhe ne rajon e në Evropë”,– thuhet në njoftim.

a.m/dita

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu