Ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet në Morinë 49-vjeçari serb

0
Gjigandi

Një 49-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në pikën kufitare të Morinës pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për prodhimin dhe shitjen e lëndëve narkotike.

Uniformat blu raportojnë se Dejan Stanojeviç ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Beogradi, pasi Gjykata e Lartë e Beogradit, e ka dënuar me 5 vjet e 6 muaj burgim.

Stanojeviç jetonte në Ferizaj të Kosovës ku fshihej për të mos rënë në prangat e autoriteteve serbe. Mësohet se pas arrestimit të tij, Interpol Tirana do të nisë procedurat për ta ekstraduar drejt Serbisë.

Njoftimi i policisë:

Policia në Pikën e Kalimit Kufitar, Morinë, në hyrje të RSH-së, si rezultat i kontrolleve me përzgjedhje dhe i shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, kanë ndaluar shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar: Dejan Stanojevic, 49 vjeç, banues në Ferizaj.

RonaTyra

Gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, ky shtetas ka rezultuar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Beogradi, Serbi, pasi Gjykata e Lartë e Beogradit, e ka dënuar me 5 vjet e 6 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga legjislacioni penal i Serbisë.

Në përfundim të veprimeve, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Kukës bënë arrestimin provizor të këtij shtetasi, me qëllim ekstradimin e tij drejt Serbisë.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet serbe, vijon procedurat për esktradimin e këtij shtetasi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu