Deputeti i Partisë Socialiste Agron Çela, ka folur pasi u paraqit në SPAK, mëngjesin e kësaj të marte.
Ai nuk ka dhënë detaje konkrete, por shtoi para mediave se është paraqitur në SPAK për punët e veta.
Deputeti i Shkodrës u shpreh se nuk e njeh fare Kastriot Ismailajn dhe se marrëdhëniet me ish-presidentin Ilir Meta i ka të mira.
“Isha për punët e mia. Kastriot Ismailajn s’e njoh kush është. Nuk di asgjë për CEZ-DIA. Me Ilir Metën kam marrëdhënie shumë të mira”, tha ai.
p.k\dita