Ish-vjehrra e Shakirës kërcënon këngëtaren; futbollisti nuk ndërhyn

0
Gjigandi

Gerard Pique e ka lënë futbollin, por është më shumë se kurrë në vëmendjen e publikut dhe mediave. E gjitha kjo, për shkak të ndarjes pas disa vitesh lidhje, me këngëtaren Shakira, teksa çifti kanë edhe dy fëmijë së bashku.

Gjithsesi, kjo duket se është edhe dëshirë e palëve, pasi së fundmi këngëtarja kolumbiane ka publikuar një këngë, ku akuzon hapur ish-bashkëshortin dhe të fejuarën e re, Klara Kia Marti, ndonëse nuk mungoi edhe një strofë shumë e ndierë kundrejt ish-vjehrrës, Montserrat Bernabeu, që për shumë vite ka jetuar si fqinje dhe edhe sot madje ishin të ndarë vetëm nga një gardh me lule.

Tashmë marrëdhënia mes palëve është thyer tërësisht dhe për të mos pasur fare kontakt me këtë të fundit, thuhet se Shakira po ndërton një mur të madh për të ndërprerë çdo kontakt të mundshëm. Ndërkohë, në rrjetet sociale është publikuar një video e disa kohëve më parë, që tregon shumë mbi marrëdhënien nuse-vjehërr.

Në videon amatore, Shakira dhe vjehrra e saj zihen në rrugë, ndërkohë që i pranishëm është edhe ish-mbrojtësi i Barcelonës. Madje, për më shumë, Montserrat, e ëma e Pikesë, e kap nga fytyra me një pamje agresive Shakirën dhe më pas e fton që “ta qepë”.

Ndërkohë, aspak normal është edhe veprimi i Pique, i cili jo vetëm që nuk bën asgjë për të mbrojtur nënën e fëmijëve të tij (Milan e Shasha) kundrejt sjelljes agresive të së ëmës, por duket sikur kapja nga nofullat që Montserrat i bën këngëtares, i pëlqeu shumë.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu