Ish-marinsi amerikan që luftoi në Ukrainë dhe pa vdekjen me sy!

0
Gjigandi

Shtetasi amerikan Bohdan Olinares është me origjinë nga Ukraina. Prindërit e tij u zhvendosën në Amerikë kur ai ishte vetëm dy vjeç.

Por me fillimin e agresionit rus ndaj Kievit, në shkurt të vitit 2022, ai iu bashkua menjëherë Forcave të Armatosura të Ukrainës. Ish-marinsi amerikan, shërbeu për gjashtë muaj në këtë vend dhe arriti t’i shpëtojë për mrekulli vdekjes ndërsa luftonte në rajonin e Donetskut.

Bohdan Olinares ka lindur në Ukrainë, por prej moshës dy vjeç ai jeton në Shtetet e Bashkuara. Kur Moska sulmoi Kievin, më 24 shkurt të vitit 2022, ai nuk hezitoi të shërbente si vullnetar për Forcat e Armatosura të Ukrainës.

“Kur mbërrita në kufirit ukrainas një punonjëse e doganës më tha: “çfarë bën këtu?”, unë iu përgjigja: jam këtu për të luftuar!”. Ajo më pas më pyeti: “Përse?!”, tregon Bohdan Olinares.

Ai u vendos në rajonin e Donetskut.

RonaTyra

“Ishte fillimi i luftës ndoshta dita e shtatë apo e tetë e saj… Prej atij momenti qëndrova për gjashtë muaj”, shton ai.

Bohmdan Olinares ka shërbyer me trupat e marinës amerikane dhe kur nisi lufta në Ukrainë, ai ishte veteran i ushtrisë.

“Unë nuk kam një familje timen, grua apo fëmijë. Jam në moshë për ushtri, kam përvojë ushtarake dhe jam ukrainas… Pra, kujt tjetër më shumë se mua i takonte të ndihmonte?!”.

Zoti Olinares u regjistrua përmes Ambasadës së Ukrainës në Uashington. Më pas ai udhëtoi drejt Polonisë nga dhe u fut në territorin e Ukrainës.

 

Në atë kohë po formohej Legjioni Ndërkombëtar i Mbrojtjes Territoriale të Ukrainës. Zoti Olinares iu bashkua batalionit Azov. Ai luftoi në rajonin e Donetskut dhe ndihmoi në mbrojtjen e qytetit të Mariupolit. Po kështu ai shërbeu edhe në rajonin e Kievit.

Muajin e kaluar ish-marinsi mbushi 35 vjeç, por një vit më parë, ndërsa ndodhej në rajonin e Donetskut, ai u përball me një nga momentet më të vështira të jetës se tij, nga i cili mendoi se nuk do të dilte gjallë.

 

“Po vrapoja dhe gjatë gjithë kohës mendoja: do te vdes, nuk ka asnje shans per te mbijetuar. Një tank po kthehej në drejtimin tim për të më qëlluar, nuk mund të bëja asgjë. Një djalë qe ishte përpara meje më tha: ‘Hajde, hajde!’. Ai kishte një radio në dorë dhe një mitraloz, pastaj qëlloi. Pas këtij momenti nuk dëgjova me asgjë. Mendova se me siguri kisha vdekur. Ishte momenti më i vështirë qe përjetova”.

Familja dhe miqtë e zotit Olinares e mbështetën vendimin e tij për të luftuar për Ukrainën.

 

“Prisja që ata të më thoshin, mos shko! Je çmendur! Por ata thanë se sapo kishin dëgjuar se çfarë kishte thënë Presidenti Zelenskyy, po prisnin për telefonatën time”.

Sot zoti Olinares punon në fushën e teknologjisë së informacionit. Punëdhënësi i tij i ruajti vendin e punës gjatë kohës që ai luftonte në Ukrainë.

Ukraina ishte zona e parë luftarake aktive ku ka shërbyer ish-marinsi amerikan. Në muajin gusht, autoritetet e qytetit të Kievit i akorduan atij një medalje ushtarake.

a.c./dita

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu