Ish-lojtari i Lacios kërcënoi Taren: Nëse do të takoj në rrugë, do të q*

0
Gjigandi

Igli Tare është një nga shqiptarët më të suksesshëm në botë sa në fushën e futbollit. Ish-sulmuesi i kombëtares shqiptare ka shkëlqyer në krye të Lazios si drejtor sportiv. I palodhur dhe gjithmonë në kërkim të më të mirëve, ai e ka çuar në një tjetër nivel skuadrën kryeqytetase.

Pikërisht për të ka folur Libor Kozak. Ish-futbollisti i Lazios është kthyer pas në kohë duke kujtuar vitin e largët 2013-të. Në atë periudhë ai kishte dashur të transferohej te Aston Vila, por gjërat nuk kishin shkuar si duhet. Për këtë kishte marrë guximin të takonte vetë Taren. Kozak tregon se ç’i tha drejtori sportiv.

“Për kartonin tim donin gjithnjë e më shumë para, madje 10 milionë euro. Dhe kështu marrëveshja nuk u mbyll. Tare më qetësoi, ai tha se përfundimisht ata do të uleshin me drejtuesit e Aston Vilës për të mbyllur marrëveshjen. Por asgjë për të bërë, kështu që unë shkova te drejtori sportiv.

U takuam në garazhin e qendrës së trajnimit. Mora frymë thellë dhe fillova ta shaj me gjithë fuqinë time. “Nëse të takoj në rrugë dhe më kërkon ndihmë, do të të **!”.

Ende ndjej dhimbje për këtë qëndrim. Pas pak më kapi nga qafa dhe filloi të bërtiste. Ai tha se dikush si unë nuk duhet të lejohet t’i tregojë disa gjëra. Kishte njerëz të tjerë rreth nesh, por ata bënin sikur nuk kishte ndodhur asgjë. Pas pesë minutash mbaroi gjithçka. Shkova në shtëpi dhe qava. Kaluan disa orë dhe Tare më telefonoi dhe më tha që kalimi te Aston Vila ishte bërë.

RonaTyra

Fjalët e sharjeve dhe zënkat nuk duhen pothuajse asnjëherë, por ndonjëherë duken e vetmja zgjidhje. Sidomos në Itali. Më pas lexova në gazetë se drejtori sportiv më uroi më të mirat për aventurën time të re dhe se isha një profesionist i madh”, ka treguar ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu