Ish-kreu i Ujësjellësit në Kurbin do ekstradohet drejt Spanjës, vodhi vilën e yllit të Real Madrit (Emri)

0
Gjigandi

Ish-drejtori i Ujësjellës- Kanalizimeve në Kurbin, Alfred Prodani pritet të ekstradohet drejt Spanjës.

Burime për median bëjnë me dije se ish-zyrtari në institucionin shqiptar do të përballet me drejtësinë spanjolle për akuzat që janë ngritur ndaj tij.

Prodani u arrestua në Spanjë në fillim të muajit maj, si dhe provat implikojnë atë në disa episode vjedhjeje, duke detyruar togat e zeza në Kurbin qe ta mbajnë në burg me qëllim ekstradimi. Kujtojmë se në vitin 2019-të kreu i PD, Sali Berisha denoncoi se Prodani kishte marrë pjesë në grabitjen e shtëpisë së yllit të Real Madrit, Karim Benzema. Por ish-drejtori i ka hedhur poshtë akuzat e Berishës si të stisura dhe të motivuara politikisht.

Detaje rreth ngjarjes:

Ky shtetas është vënë në pranga për llogari të drejtësisë spanjolle, ku edhe ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata Coruna/Spanjë, në vitin 2013, ka lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, parashikuar nga Kodi Penal i Spanjës.

RonaTyra

Operacioni policor i koduar “Coruna” u finalizua  nga forcat policore të Komisariatit të Policisë Kurbin, në bashkëpunim me INTERPOL Tirana.

41-vjeçari banues në Kurbin, u prangos pa bërë rezistence në qytetin e Laçit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu