Ish kreu i Gjykatës Kasacionit (tani gjykata e Lartë), Zef Brozi e ka konsideruar si një fat të madh për shqiptarët faktin që SHBA vazhdon të mbështesë fuqimisht SPAK-un për të vënë para përgjegjësisë politikanë dhe pushtetarë të lartë që prej tre dekadash nuk janë ndëshkuar.
Ai tha se misioni për ndëshkimin e krerëve të lartë të politikës kërkonte gjqytarë kurajoz dhe me guzim të lartë për të cilët presionet nuk mund ë jenë justifikime për mosndëshkimin e korrupsionit të kryer nga pushtetarë të periudhave të ndryshme politike.
“Prokurorët e gjyqtarët në pergjithësi dhe ato të SPAK e të gjykatës se Posaçme antikorrupsion në vecanti kanë misionin jetik për ta shpëtuar Shqipërinë dhe shqiptarët nga kucedra e korrupsionit të larte shteteror të ketyre më se tre dekadave. Dhe ky mision kërkon gjyqtarë e prokuror kurajoz dhe me integritet të lartë. Frika e prokurorëve e gjyqtarëve nga presionet nuk mund te jetë justifikim për mosndeshkimin e korrupsionit të pushtetareve të larte të cdo kohë. Frikacakët le të bëjnë punë të tjera por nuk mund të jenë gjyqtare e prokuror. Aq më tepër, prokure e gjyqtar që mbrojnë korrupsionin e pushtetarëve më të lartë nuk duhet të lejohen edhe më tej të vrasin shpresat e shqiptarëve”-tha Brozi.
Ai theksoi se ambasadorja amerikane Yuri Kim pritet të jetë në Shqipëri për një kohë të gjatë pavarësisht lajmeve se ministria e Evropës për Punët e Jashtme kishte nisur procedurat për zëvendësimin e saj.
“Është fat i madh për shqiptaret dhe vendin tonë të dashur që Presidenti Biden dhe qeveria e SHBA-s drejtpersëdrejti dhe me anë të ambasadores së nderuar Yuri Kim (e cila do jetë ne Shqiperi për një kohe të gjatë) vazhdojnë të mbeshtesin fuqimisht SPAK -un që ky institucion te veje para pergjegjesise ligjore të pandëshkueshmit e piramidës se lartë shtetërore e politike të çdo kohe dhe të fitoje besimin e shqiptarëve tek drejtësia”- shprehet Zef Brozi, ne nje postim ne adresen e tij ne rrjetin social.
Ky reagim i Zef Brozit vjen një ditë para zgjedhjeve që pritet të mbahen të nesërmen për kreun e SPAK. Ndërkohë ambasadorja amerikane Yuri Kim kërkoi që procesi i zgjedhjes së kreut të Prokurorisë së Posaçme të jetë transparent dhe pa ndikime nga personat që kërkojnë të ndikojnë drejtësinë.
Zef Brozi është anëtar i Shoqatës Kombëtare të Amerikës për Menaxhimin e Kontratave (2011 e në vazhdim), dhe anëtar i Shoqatës së të Diplomuarve të Universitetit të Bostonit (1998 e në vazhdim). Në vitin 1996, Kongresi Amerikan përfshiu në axhendën e seancës dëgjimore për Shqipërinë dhe botoi në raportin e Komisionit të Sigurisë dhe Bashkëpunimit në Evropë një shkrim të publikuar nga ai.
a.m/dita