Irionia e Margaritit: Opozita si serial kinematografik, simptomë e mungesës së ideve

0
Gjigandi

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti u shpreh sot në Kuvend se e vetmja gjë që di të bëjë opozita është të largohen dhe atë do të bëjë edhe në 14 maj.

Gjatë mocionit me debat në Kuvend për çështjen “MCGonigal”, Margariti vuri në dukje se pikërisht nga opozita që e kërkoi me forcë këtë mocion, kanë ngelur në sallë vetëm 10 deputetë.

“Kjo është ajo që ata dinë të bëjnë të largohen dhe këtë do të bëjnë edhe në 14 maj. Përçarja juaj është simptomë e mungesës së ideve dhe nuk mund të jetë kjo një ofertë për gjithë shqiptarët”, tha ajo.

Margariti tha se “Për muaj të tërë errësire të zaptimit të foltores nga opozita pamë nga ata që spikatën me filma me spiunë dhe fillova të mendoj se kemi producentë skenarësh të jashtëzakonshëm, një fuqi ndërkombëtare prodhimi televonelash me aromë ballkanike”.

“Kurrë nuk do të kisha menduar se do të ishte opozita aktor kyç në këtë industri të re filmike. Dëshiroj ta falënderoj me zemër opozitën që me imagjinatën e saj të shfrenuar, me shpirtin artistik, me shpirtin folkloristik, e ka kapërcyer çdo pengesë pritshmërie, duke e shndërruar atë në bori të opozitarizmit në mbarë botën. Jam e bindur se shumë shpejt falë veprimeve të opozitës, Shqipëria do të jetë destinacion kryesor i turizmit të kulturës opozitare. Të gjithë opozitarët nga bota do të vijnë dhe do të mësojnë nga ju se si duke humbur mund të fitosh dhe se si mund t’ja nxish faqen vendit tënd para botës pa t’u skuqur faqja jote”, ironizoi Margariti.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu