INVESTIGIM II/ Piramida Arben Meskuti-Olsi Ibro, zbulohet godina ku qytetarët mashtrohen masivisht. Siguria Kombëtare në rrezik (Dëshmi tronditëse)

0
Gjigandi

Në rrugën e ish-stacionit të trenit, brenda bllokut të një pallati, pak metra larg godinës së SPAK, në katin e parë ndodhet një derë, që çdo ditë mbledh me dhjetëra qytetarë nga gjithë Shqipëria. Të mërzitur, të lodhur dhe të stacionuar në Tiranë me lekë borxh pa patur asnjë borxh.

Kjo derë s’ka asnjë shenjë dalluese, madje të krijon përshtypjen e një magazine. Dhe në fakt ajo është një magazinë. Magazinohen borxhet e paqëna të shqiptarëve.

Kjo zyrë pa një logo dhe emër funksionon herë si përmbarim e herë si institucion mikrokredie.

Por si ndodh kjo?

RonaTyra

Qytetarët thirren në këto ambiente ku adresa iu tregohet me përshkrime si psh kthehu majtas tek njw tendë e kuqe dhe pasi paraqiten iu vihet përpara një  kontratë ku i thuhet se ose të paguajnë gjysmën e shumës së paracaktuar ose ta shpërndajnë në këste më të vogla. Kjo sipas punonjësve të kësaj magazine quhet marrëveshje.

Përse derdhen këto lot?

Kreditë e marra kohë më pare ose të pa marra kurrë duhet që ta rishlyejnë shumën fillestare ose edhe më tepër sepse FINAL shpk-ADCA-Micro Credit Albania, me Arben Meskutin dhe Olsi Ibron  kanë blerë dosjet e kredive të këqija tek  NOA bank dhe banka të tjera por këto vlera i kanë fryrë tej mase ku një qytetar nga 1 milion duhet të paguaj deri në 8 apo edhe 15 milion lekë. Problem është se askush nga këta pronarë, as Arben Meskuti dhe as Olsi Ibro nuk kanë më një liçensë si përmbarues. Për shkak të shkeljeve dhe ankesave të qytetarëve, Dhoma Kombëtarë e Përmbaruesve ia ka revokuar licensën. Por halli qytetarëve nuk mbaroi këtu. Këta arritën të marrin një liçensë si insitucion mikrokredie dhe duke futur në skemë përmbaruesin Fatos Alimadhi, i thërrasin qytetarët për t’i futur në grackën e re.

Fatos Alimadhi nxjerr urdhrin e përmbarimit, por në fakt dosje nuk disponon. Për asnjërin prej qytetarëve. Dosjet i disponon Arben Meskuti dhe Olsi Ibro në shkelje të ligjit. Ditën që liçensa si përmbarues iu hoq, duhej bërë dhë dorëzimi i dosjeve të qytetarëvë që në fakt nuk u bë kurrë.

Askush nga stafi pas pranisë së gazetarëve nuk denjon të japi llogari se çfarë është kjo derë pa emër…

Në pjesën e tretë të investigimit do të lexoni:

  • Kush është Arben Meskuti dhe e kaluara e tij dhe e vëllait në SHBA?
  • Kush është Olsi Ibro?
  • Si ia shitën kompanitë nënës së moshuar dhe bashkëshortes?
  • Si ZIG Përmbarim i ngeli shtetit 50 milionë borxh ndërkohë pronarët hapin kompani të tjera?
  • Sa është numri real i personave të mashtruar?
  • Roli i Elvin Gurit në këtë skemë?
  • Roli i Guvernatorit të Bankës së Shtetit në këtë skemë mashtruese?
  • Përse hesht Prokuroria e Tiranës dhe SPAK?
  • *Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Abc24.al sipas ligjit Nr. 35/2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi pa autorizimin e Abc24.al në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016*

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu