Skandali i sulmit kibernetik në Shqipëri, Kosovë dhe sulmet e planifikuara për kryeministrin kosovar Albin Kurti dhe jo vetëm kanë nxjerrë zbuluar qeverinë shqipare. Por megjithë efektin negativ që tregon shkallën e ulët të sigurisë në vend ajo kishte edhe një efekt pozitiv atë të konfirmimit të mbështetjes së partnerëve ndërkombëtarë si SHBA, NATO dhe BE. Dhe kjo ka ardhur edhe pse NATO është dukur e fokusuar në shumë drejtime, sic është lufta e Rusisë në Ukrainë apo tronditjen e sigurisë në kufirin midis Kosovës dhe Serbisë. Asgjë nuk është e rastësishme. Burimet e ditëve të fundit kanë qënë një alarm i shtuar duke qënë se ka zëra se në veri të Kosovës janë parë ushtarë rusë. Duket pas e pabesueshme duke e ditur që Putin ka tjetër fokus këtë kohë. Si shihen deklarata e kryeministrit shqiptar apo edhe provokimet e herëpashershme të Presidentit serb. Abc24.al ka biseduar këtë fundjavë me analistin e çështjeve të Ballkanit Lulzim Veliu i cili ka analizuar situatën jo vetëm në Kosovë por në tërësi në rajon për përpjekjen e Rusisë për t´i hedhur benzinë zjarrit në një konflikt Kosovë-Serbi
-Një skandal hakerrimi ka përfshirë Shqipërinë që prej muajit korrik, por të dhëna të frikshme po dalin ku ditët e fundit është zbuluar se ka ekzistuar një informacion mbi eliminimin e kryeministrit Albin Kurti? Përpjekja ka qënë për eliminim me qëllime politike apo destabilizuese?
Ndërhyrja kibernetike që ka ndodhur në Shqipëri nuk është dicka e re pasi hakerime kanë ndodhur edhe në vende të tjera, ka ndodhur edhe në SHBA.
Unë mendoj se kjo duhet të jetë një mësim i mirë për qeverinë se duhet të jenë më e pregatitur dhe duhet investuar më shumë në mbrojtjen kibernetike.
Sulmet nga Republika islamike e Iranit edhe një herë dëshmuan mbështetjen e vendeve të Nato-s e sidomos mbështetjen e SHBA të cilat edhe vendosen sanksione kundër Iranit, mirëpo këtu duhet që edhe ne vetë të jemi të kujdesshem e punët ti bejmë mire e jo ti lëm portat hapur keqbërësve.
Ndërsa se i përket pjesës së daljes në opinionin publik plani për eleminimin e kryeministrit Albin Kurti, është mirë që ka dalë dhe unë mendoj se është vonuar shumë pra është dashur të dal me kohë dhe të jenë marrë masa ndaj personave që janë cituar si organizatorë edhe ekzekutues të atentatit. Në mungesë të më shumë informacioneve ne tani mundemi vetëm të spekulojmë, por si do që t‘jetë unë në asnjë mënyre nuk e besoj se kjo ishte për arsye politike apo e orkestruar nga ndonje parti politike, qëllimi i gjithë kësaj ishte destabilizimi i situatës në Kosovë duke vrarë edhe pjestarë të PDK dhe hapjen e një konflikti në mes të dy partive kryesore të vendit dhe e gjitha është e orkestruar nga Beogradi.
Në këtë rast shërbimet informative të dy vendeve tona duhet të jenë shumë më aktive pasi jemi dëshmitar se kohën e fundit Rusia dhe Serbia po shpërndajnë shuma të mëdha parash për destabilizim e për fatin tonë të keq nga këto mjete me sa po shihet kanë arritur te kriminelët të cilët janë të gatshëm të bëjnë gjithcka për lekë, e çka është edhe më keq ka informacione se nga këto mjete janë financuar edhe parti polotike edhe media me shtrirje gjithë kombëtare.
Kush ka qëllime destabilizuese në Ballkan?
Me fillimin e luftimeve në Ukrainë dhe pozicionimin e gjithëbotes perëndimore kundër luftës Ruse, Presidentit Putin nuk i shkoj puna ashtu si ka llogaritur dhe tani kaluan shtatë muaj e ai po përballet me humbje të njëpasnjëshme dhe tani interesi i tij është përhapja e krizës edhe në vendet e tjera me qëllim terheqjen e vemendjes nga Ukraina.
Duke pasur parasesh konfliktin në mes Serbisë dhe Kosovës dhe miqësinë e Serbisë me Rusinë ai po bënë tentativë per të filluar edhe një konflikt qoftë ai edhe vetem mbrenda teritorit të Kosovës për ta shpërndarë krizën edhe në Ballkan me qëllimin për mbrojtjen e sovranitetit të Serbisë“, për çka edhe është duke investuar.
Vuçiç ka deklaruar se në asnjë mënyrë Serbia nuk do e njohë Kosovën?
Deklarata e Vuçiçit se nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës nuk është diçka e re pasi deklarime të tilla kemi pasur vazhdimisht nga të gjithë udhëheqësit e politikës Serbe që nga mbarimi i luftës. Të gjitha këto deklarime te Vuqiçit janë më shumë për konsum të mbrendshëm por edhe nga presioni që ai ka nga mbrenda, ndërsa edhe një faktor tjetër i rëndësishëm që ndikon në këto deklarata të fuqishme kundër Kosovës dhe arritjes së një marrveshje është ajo që shoqëria Sërbe është një shoqëri e prapambetur dhe e mbyllur në vete pra është një shoqëri shumë nacionaliste edhe pse sot në kohën e globalizmit shoqëritë e tilla nuk kanë zhvillim e prosperitet. Për fatin e keq një pjesë shumë e madhe e ballkanit e kanë këtë problem përjashto Shqipërinë e deri diku edhe Maqedoninë e Veriut që për mendim tim janë shoqëri më të hapura dhe progresiste të gatshme për të hecur para. Thënë shkurt popujt në Ballkan vuajnë nga oberdoza nacionaliste!
Dhe ndërkohë deklarat nga kryeministri shqiptar se Serbia do e njohë koosvën por këtë se bën dot Vuçiç .. cdo të thotë kjo dhe më keq akoma kur vjen nga një kryeministër shqiptar një deklaratë e tillë?
Është lajm i mirë që kryeministri Shqiptar ka kuptuar dhe na e thotë se Serbia do ta njohë Kosovën ndërsa kur thotë se këtë nuk e bon dot Vuçiç ai e di më mirë se ne pasi edhe ka njohje personale dhe ka mundesi t`ja ketë thënë vetë Vuçiçi.
Në fakt kanë qarkulluar disa obsione për një dokument kornizë marrëveshjeve midis Kosovës dhe Serbisë. Sa e mundur është kjo pra arritja e një marrëveshje?
Me emrimin e dy komisarëve nga presidenti Makron dhe Kancelari Schulz për dialogun Kosovë- Serbi, ishte presidenti serb ai që deklaroi se dy përfaqësuesit nga Gjermania dhe Franca kanë ofruar një dokument korrnizë për marrëveshje në mes të Kosovës dhe Serbisë, ndërsa nga pala Kosovare nuk kemi ende asnjë deklarim për dokumentin korniz për marrëveshjen Kosovë- Serbi. Ky dokument korrnizë për marrëveshjen midis Kosovës dhe Serbisë mua me shton dyshime dhe më duket sikur europianët po i ofrojnë Serbisë dhe Vuçiçi-t mundësinë për të kaluar situatën që për momentin është e papërshtatshme pas fillimit të luftimeve në Ukrainë. Kryeministri Kurti dhe të gjithë negociatorët nga Kosova duhet të këmbngulin që pjesë e bisedimeve të jenë edhe SHBA dhe t`ju jepet fund marrëveshjeve teknike por të dialogohet vetëm për marrëveshjen finale njohjen reciproke, çfarë kuptimi kanë marrëveshjet e arritura në qoftë se në fund të bisedimeve Serbia nuk e pranon Kosovën.
NATO deklaron se ka gadishmëri të dërgojë më shumë trupa në Kosovë? Pse bëhn deklarata të tilla ?
Pas deklaratave luftë-nxitëse nga Serbia edhe presidenti Vuçiç por edhe deklaratat e kryeministrit Kurti se Kosova rrezikohet nga lufta është e natyrshme që Nato deklarohet e gatëshme për të dërguar trupa shtesë pasi KFOR është përgjegjës për ruajtjen e kufijve të Kosovës. Përveç kësaj kohëve të fundit ka inormacionë se në veri të Kosovës e banuar me shumicë Serbe janë vendosur shume mercenar Rusë.
Ka prani të madhe ushtarake në veri të Kosovës. Ka të dhëna spekuluese ndoshta se ka edhe ushtareërus. Nëse qëndron çfarë do të thotë kjo dhe nëse nuk qëndron pse bëhen spekulime të tilla?
Këtu nuk bëhet fjalë për spekulime janë parë trupa Serbo-Ruse në veri me uniforma të zeza dhe deri më tani nuk ka asnjë reagim nga Prishtina. Të gjithë jemi të vetëdijshëm se popullata Serbe në veri nga mbarimi i luftës është i armatosur deri në dhëmb dhe sot e asaj dite asnjëherë nuk është bërë asgjë për demilitarizimin e rajonit kjo është dhe shkaku kryesor që Kosova ka probleme me shtrirjen e integritetit në veri. Ndërsa kohët e fundit ka informacione se grupeve kriminale serbe apo rojeve të urës ju kanë bashkuar edhe mercenarë rusë çka paraqet një rrezik për nje konflikt brenda teritorit të Kosovës të shtyrë nga Rusia dhe politika e Beogradit në momentin kur ata do të detyrohen të bëjnë marrëveshje.
Serbia “Jo” Kosovës në OKB ..
Serbia me dëshirën dhe vullnetin e saj asnjëherë nuk do njohë Kosovën dhe atë e sheh si pjesë të teritorit të saj mirëpo ajo do teë detyrohet ta bëjë atë dhe Kosova do të bëhet pjesë e OKB e NATO- s edhe e BE.
Deklarata e Kurtit se nuk do të lejohet themelimi i një republike serbe në Kosovë, sikurse në Bosnjë e Hercegovinë.
Asociacioni i komunave me konpetenca ekzekutive do te thotë bosnizimi i Kosovës, për fatin tonë të mirë edhe pse kjo marrëveshje është arritur edhe ratifikuar në parlament është rrëzuar nga gjykata kushtetuese dhe kryeministri Kurti deklaroi se kjo marrëveshje nuk kalon por edhe përfaqësuesi Amerikan Eskobar në takimin e fundit në mes te Vuçiçit dhe Kurtit e tha shumë qartë se çka është në kundërshtim me Kushtetuten e Kosovës nuk do të kalojë. Ata tani kërkojnë nga Kosova të paraqes një draft për themelimin e asociacionit në përputhshmëri me kushtetutën e Kosovës.
Albin Kurti që synon të drejtojë sërish VV?
Tani LVV ka zgjedhjet e brendshme dhe sipas të gjitha parashikimeve kryetari aktual do të rikonfirmohet me siguri edhe pa kundër kandidat, pra nuk ndryshon asgjë nga partitë e tjera në Kosovë edhe në Shqipëri, që subjektet politike identifikohen me kryetarin pra partia e kryetarit e jo kryetari i partisë.
Mbështetja e BE për ballkanin për pasojat e luftës. Por Vuçiç sërish provokoi duke thënë se po anulohen njohjet për Kosovën?
Në një intervistë më herët kam thëne se Vuçiçi është lojtar i fortë edhe di të përfitoj nga të gjitha anët pra ende qëndron në dy ulëse të Perëndimit dhe të Rusisë, ndërsa tani me lobimin për anulimin e njohjeve ai do të arrijë dhe të përfitoj shumë nga mbështetja e premtuar e BE për Ballkanin perëndimor edhe pse vendi i tij është nismëtar i katër luftrave ne Ballkan.
* Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Abc24.al sipas ligjit Nr. 35/2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi pa autorizimin e Abc24.al në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016*