Me rritjen e kufirit të rrezikut për të qenë të varfër, në 2021-shin në Shqipëri u rrit edhe numri i individëve që qëndrojnë në atë kufi.
Vitin e shkuar, kufiri për të qenë i varfër ishtë 191.791 lekë, me rritje 5.000 lekë nga 2020-a, duke e rritur në 22%. Për të njëjtën përiudhë, janë vlerësuar rreth 622.705 individë që jetojnë nën kufirin e rrezikut, kundrejt rreth 621.504 individë të vlerësuar në vitin 2020.
Në përqindje, individët në kufirin e varfërisë janë 22%, të llogaritur me ndihmën sociale. Pa atë ato do të shkonin në 39%.
Matjet e INSTAT, tregojnë edhe nivelin e privimit material të familjeve shqiptare, që po ashtu ka pësuar rritje për 2021-shin me 0.5%, në 35.2%. Privimi material përfshin pamundësinë e të pasurit pajisje teknologjike në shtëpi, pamundësi të pagesës së kredisë, pamundësisë për të bërë pushime larg shtëpisë, pamundësisë së ngrënies peshk, pulë, mish dhe mbajtjes së shtëpisë ngrohtë.
Rreziku për të qenë i varfër ose përjashtimi social, që i referohet individëve që janë në rrezik për të qenë të varfër, ose thellësisht të privuar materialisht, ose që jetojnë në familje me intensitet shumë të ulët në punësim në vitin 2021 është vlerësuar 44% kundrejt 43.4% vlerësuar në vitin 2020.
Sipas grupmoshës, 0-17 vjeç janë më të rrezikuar për të qenë të varfër, 28.5%, ndjekur nga 18-64 vjeç me 21.8%.
Për të njëjtën periudhë, Instat raporton se pabarazia në shpërndarjen e të ardhurave është 33%.
Në krahasim me vendet e BE-së, Shqipëria lë pas Bullgarinë, Rumaninë, Letoninë të cilat kanë një diferencë shumë të vogël nga vendi jonë. Mesatarja e e BE-së për rrezikun e të qenit i varfër është 16.8%./SI
a.m/dita