Inflacioni në eurozonë bie përsëri. Ekspertët: Është herët për të festuar!

0
Gjigandi

Inflacioni në vendet e zonës së euros rezultoi sërish me rënie në muajin dhjetor, por përsëri ekspertët nuk presin që të ketë ndryshim aq të madh sa të ndikojë në qëndrimin e Bankës Qendrore Europiane.

Inflacioni i përgjithshëm që përfshin edhe kostot e energjisë dhe ushqimeve, rezultoi 9.2% në dhjetor sipas Eurostat. Në nëntor ishte 10.1%, kur shënoi rënien e parë nga qershori 2021.

Ekonomia e eurozonës ka qenë nën presion të fortë e të vazhdueshëm nga lufta në Ukrainë me shtrenjtimin e jashtëzakonshëm të energjisë dhe ushqimeve. Kështu, BQE, rriti normat e interesit 4 herë brenda vitit 2022 dhe besohet se do të vazhdojë njësoj edhe këtë vit.

Ndonëse inflacioni po lehtësohet, ekspertët thonë se është ende herët të festohet.

Kjo vjen pasi presidentja e BQE-së, Christine Lagarde foli me një ton të ashpër në dhjetor: “Ne nuk po rrotullohemi, nuk po lëkundemi, ne po tregojmë vendosmëri”. Ajo shtoi se banka ka “më shumë terren për të mbuluar”.

RonaTyra

Duke folur në fillim të kësaj jave, anëtari i Këshillit Drejtues të BQE-së dhe Guvernatori i Bankës Qendrore Franceze, Francois Villeroy de Galhau, tha se normat e interesit mund të arrijnë kulmin deri në këtë verë.

BQE tha gjithashtu në dhjetor se do të fillojë të reduktojë bilancin e saj në mars me një ritëm prej 15 miliardë euro (15.8 miliardë dollarë) në muaj deri në fund të tremujorit të dytë. Ky hap pritet gjithashtu të adresojë disa nga presionet inflacioniste të rajonit./CNBC

a.m/dita

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu