Infermierja përplaset për vdekje duke ndihmuar viktimën e aksidentit

0
Gjigandi

Infermierja 36 vjeçare Ana Kincart po kalonte me makinë për të shkuar në klinikën e Lawrenceburg në SHBA ku punonte, kur ndaloi për të ndihmuar një drejtues mjeti ishte goditur më herët, por teksa bënte këtë një tjetër automjet goditi për vdekje atë dhe shoferin e ndaluar.

Familjarët e saj e përshkruanin Anën si një infermiere “të dashur e vetëmohuese”, që kishte punuar pareshtur gjatë kohës së pandemisë.
Policia tha në deklaratën e tyre se një “aksident fatal i dyfishtë” ndodhi mëngjesin e të hënës në ora 8.30 të mëngjesit ku u përfshinë fillimisht një Chevrolet Camaro, por më pas u kthye në një përplasje të shumëfishtë që mori jetën e dy njerëzve në dy automjete të ndryshme.
Nga katër makina që u përfshinë në aksident, një shofer u dërgua në spital me plagë të vogla dhe një tjetër shpëtoi pa u lënduar, ndërsa viktima tjetër ishte 24 vjeçari Brandon Hicks.
Ana la pas bashkëshortin Donnie, dhe katër fëmijë.
Fëmijët e saj i bënin homazh nënës në një faqe të ngritur për të mbështetur familjen.
Aty thuhej: “Nëna jonë Ana Marie Kincart ishte një engjëll në tokë, një dhuratë e Zotit për të gjithë ne.
“Ajo prekte jetën e çdo personi me të cilin hynte në kontakt. të mirat e të këqijat, Ana ishte aty për të gjitha.
“Prandaj në familjen tonë të ketë gjithmonë një gropë ku drita e saj shkëlqente”.

Burimi: top-channel.tv

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu