Infektohet me koronavirus kryeministri i Republikës Sërpska, Radovan Vishkoviç

0
Gjigandi

Kryeministri i Republikës Serbe në Bosnje dhe Hercegovinë (RS), Radovan Vishkoviq është infektuar me koronavirusin e ri, që e shkakton sëmundjen COVID-19.

Ai u testua në Qendrën Klinike Universitare të Republikës Serbe, dhe rezultati i testit tregoi praninë e koronavirusit (SARS-CoV-2), njoftoi Qeveria e Republikës Serbe.
“Puna e mëtutjeshme e Kabinetit të Kryeministrit dhe anëtarëve të Qeverisë do të organizohet sipas rekomandimeve të Institutit për Shëndet Publik dhe shërbimeve epidemiologjike”, thuhet në deklaratë.
Më 13 korrik, edhe kryeministri i Federatës së Bosnjës dhe Hercegovinës, Fadil Novaliq, ka dalë pozitiv në testin e koronavirusit.
Ai u shtrua në spital në Sarajevë, për shkak të pneumonisë, shkruan REL.
Në 24 orët e fundit, sipas të dhënave të institucioneve shëndetësore, në Bosnje dhe Hercegovinë kanë vdekur katër persona, ndërsa 223 janë infektuar me koronavirusin e ri.

Burimi: top-channel.tv

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu