Mund të bëhen rezistente ndaj mjekimit
Duke qenë se shumë gra marrin mjekime pa pasur një infeksion të mirëfilltë mykotik, këto baktere me kalimin e kohës bëhen rezistent ndaj antibiotikëve dhe luftimi i infeksionit bëhet shumë më i vështirë. Prandaj është i nevojshëm një ekzaminim nga gjinekologu.
Mund të krijohen edhe në gojë
Infeksionet mykotike mund të zhvillohen në gojë, në mishrat e dhëmbëve e në rastet më të këqija prekin edhe ezofagun. Fatmirësisht këto janë më të thjeshta për t’u kuruar.
Mund të shkaktohen nga jashtëqitja
Organizmat Kandida zhvillohen në rektum dhe gjatë jashtëqitjes, ato mund të migrojnë drejt vaginës. Nuk ka një mënyrë për ta parandaluar tërësisht këtë, por mund të pakësoni shanset duke konsumuar ushqime që përmbajnë poibiotikë dhe duke mbajtur një higjenë të mirë.
Edhe burrat mund të preken
Mund të jenë një shenjë e diabetit
Gratë të cilat kanë një nivel më të lartë të sheqerit në gjak, kanë më shumë probabilitet që të preken nga infeksionet mykotike.
Adhuruesit e makaronave janë më shumë në rrezik
Kandida gjendet natyralisht në traktin tretës, por nivelet e saj varen edhe nga mënyra e të ushqyerit. Ata që konsumojnë sasi të larta karbohidratesh, i rrisin mundësitë për t’u prekur nga to.
Burimi: Health News