Incineratorët, Shalsi: opozita po ngatërron rolet me prokurorët, po duket si një gjyq publik

0
Incineratorët, Shalsi: opozita po ngatërron rolet me prokurorët, po duket si një gjyq publik
Gjigandi

Ministri socialist Eduart Shalsi ka dalë një prononcim për mediat ditën e sotme, pas komisionit hetimor të incineratorëve.

Ai tha se po ngatërrohen rolet me prokurorët dhe se qëndrimet e deputetëve të opozitës po komprometojnë rëndë edhe procesin hetimor, lidhur me aferat e inceneratorëve.

Sipas tij, ajo që ndodh rëndon me Komisionin Hetimor qëllimi i të cilit është ajo që po duket si një gjyq publik dhe shtoi se reformë në drejtësi po jep frytet e veta.

Shalsi: Impiantet janë dhe sfida mbetet që ato të punojnë në mënyrë efikase. I gjithë procesi është shumë delikat. Vijojnë debatet e kota , një proces paradoksal. Po konfondojmë rolet tona si parlamentar me rolet e gjykatësit dhe prokurorit. Ajo që ndodh rëndon me Komisionin Hetimor qëllimi i të cilit është ajo që po duket si një gjyq publik. Nga njëra anë kemi një reforme në drejtësi që po jep frytet e veta. Na shqetëson mungesa e seriozitetit.

Kemi qenë të shqetësuar me dëshmitarët ku një pjesë e tyre janë të thirrur në SPAK. Sot e dimë që kemi njerëz të arrestuar të akuzuar, duhet të sigurojmë mbështetjen tonë Komisionit Hetimor, por pa ngatërruar rolet dhe pa cenuar rolin e rëndësishëm që kanë marrë organet e drejtësisë. Kemi një opozitë kuturu që po e paralajmëron të jetë e kujdesshme në Komisionin e Hetimor sepse nuk duam të cenohet procesi i hetimit.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu