Inceneratori i Elbasanit, SPAK dërgon për gjykim Lefter Kokën dhe Alqi Bllakon

0
Gjigandi

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka dërguar për gjykim ish-minisrin e Mjedisit, Lefter Koka dhe ish-deputetin e Partisë Socialiste, Alqi Bllako, për inceneratorin e Elbasanit.

Pas përfundimit të hetimeve, ka rezultuar se Koka dhe Bllako janë akuzuar se kanë kryer veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, të kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 248 dhe 25 të Kodit Penal.

Koka, në cilësinë e ish Ministrit të Mjedisit, ka kërkuar, ka pranuar dhe ka marrë nga shoqëritë tregtare “Albtek Energy” sh.p.k dhe “Integrated Technology Services” sh.p.k, që janë përfitueset e kontratës së konçensionit, përfitimet e parregullta monetare, në mënyrë të tërthortë, nëpërmjet krijimit të një skemefiktive për kryerjen e punimeve në shoqërinë konçensionare, duke përdorur disa shoqëri tregtare të tjera të kontrolluara në mënyrë të tërthortë prej tij, të kontrolluara prej personave familjarë të tij, si dhe të kontrolluara prej subjekteve tregtare në zotërim të tij.

Hetimet e SPAK për inceneratorin e Elbasanit kanë rënduar pozitat e Bllakos, ku përveç akuzës së ‘shpërdorimit të detyrës’, kryer në bashkëpunim, Prokuroria e Posaçme ka ngritur ndaj tij edhe akuzën e ‘korrupsionit’.

SPAK ka përfunduar hetimet paraprake edhe për të pandehurit Etleva Kondi, Jonida Zeqo, Pëllumb Abeshi, Bardhul Çabiri, Serafin Papa, Mirel Mërtiri, Klodian Zoto, Stela Gugallja, shoqëria “Albtek Energy” sh.p.k, si dhe shoqëria “Integrated Technology Services” sh.p.k.

RonaTyra

o.j/dita

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu