Ilaçi anti-Covid/ SHBA blen rezervat e Remdesivir

0
Gjigandi

SHBA ka blerë të gjitha rezervat për tre muajt e ardhshëm të një prej dy ilaçeve që është provuar se funksionon kundër Covid 19, duke mos lënë asgjë për Britaninë e Madhe, Evropën apo pjesën tjetër të botës.

Ekspertët dhe aktivistët janë të alarmuar nga veprimi i njëanshëm i SHBA për remdesivirin dhe pasojat më të gjera, psh në rast se një vaksinë do të bëhet e vlefshme. Administrata Trump ka treguar tashmë se është e përgatitur të nxjerrë jashtë loje të gjitha ofertat dhe të lërë pas të gjitha vendet e tjera për të siguruar furnizimet mjekësore që i nevojiten SHBA.
Remdesiviri, ilaçi i parë i miratuar nga autoritetet amerikane për të trajtuar Covid 19, prodhohet nga Gilead dhe është provuar se ndihmon njerëzit ta marrin veten më shpejt nga sëmundja. 140 mijë dozat e para, të ofruara për testimet e ilaçit në të gjithë botën, janë përdorur. Tani, administrata Trump ka blerë më shumë se 500 mijë doza, që është i gjithë prodhimi i gilead për korrikun dhe 90 për qind i atij për gushtin dhe shtatorin. Ilaçi ishte krijuar për Ebolën, por nuk kishte funksionuar dhe patentën e tij e ka gilead, çka do të thotë se asnjë kompani në vendet e pasura nuk mund ta prodhojë atë. Kostoja është rreth 3200 dollarë për trajtim me gjashtë doza, sipas një deklarate të qeverisë amerikane.
Blerja e rezervave botërore të remdesivirit, vjen në një kohë kur numri i rasteve në shtetet e bashkuara po rritet, por ka nga zëra që thonë se ky nuk është vetëm një reagim ndaj situatës së krijuar. Sipas kritikëve, SHBA ka mbajtur një qëndrim “Amerika e para” gjatë gjithë pandemisë. Në maj, prodhuesi francez Sanofi, kishte thënë se SHBA do të kishte e para akses në vaksinën e saj të covidit, nëse do të funksiononte por më pas, deklarata u tërhoq pas presionit nga qeveria franceze.

Burimi: top-channel.tv

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu