Është koha për të ecur përpara për Mauro Icardin. Pasi u përpoq më kot të rregullonte marrëdhënien me Wanda Narën, futbollisti ka vendosur të shikojë përpara. Në të ardhmen e tij tashmë mund të ketë një grua tjetër…
Sipas asaj që lexojmë në mediat argjentinase, sulmuesi është i fiksuar pas Floppy Tesouro, një influencue dhe modele argjentinase, të cilin e ka takuar së fundi falë disa miqve të përbashkët.
Të dy, në grup, kanë kaluar një mbrëmje të këndshme së bashku në një klub të njohur në Buenos Aires (e plotësuar me një foto në grup, të postuar në rrjetet sociale). Maurito filloi menjëherë ta ndiqte në Instagram, ndërsa Tesouro nuk ia ka kthyer ende “follow”.
Futbollisti i ka dhënë “like” edhe një fotoje sensuale të Floppy me bikini. A ka filluar faza e miqësisë, që do të çojë në diçka të rëndësishme? Të presim e të shohim.
Floppy Tesouro, emri i vërtetë Florencia, është një modele dhe influencuese 37-vjeçare argjentinase. Ajo mori pjesë në “Gran Hermano”, “reality show” që i dha një popullaritet të madh.
Në TV, ajo gjithashtu mori pjesë në “Bailando por un sueno”, versioni argjentinas i “Dancing with the Stars”. Ajo është divorcuar ga biznesmeni Rodrigo Fernandez Prieto, me të cilin ka një vajzë, Moorea, tashmë 6 vjeçe.