“Ia treguam Blinkenit”, zyra e Netanyahu-t publikon foto të foshnjave të djegura nga Hamasi!

0
Gjigandi

Zyra e kryeministri të Izraelit, Benjamin Netanyahu ka publikuar sot foto të foshnjave të vrara dhe të djegura nga Hamasi.

“Hamasi është çnjerëzor. Hamasi është ISIS,” shkruan zyra e Netanyahu-t bashkë me fotot në një postim në mediat sociale.

Në tre fotot e publikuara shfaqen trupat e dy foshnjave që janë djegur aq sa nuk njihen më. Pranë tyre ndodhet edhe trupi i pajetë i një foshnje tjetër.

Në postim thuhej se fotot ishin disa prej shkrepjeve që Netanyahu i tregoi sekretarit amerikan të Shtetit Antony Blinken gjatë vizitës së tij në Jerusalem të enjten.

a.c./dita

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu