I vendosi tritolin banesës së Armand Dukës, merret vendimi për biznesmenin 34-vjeçar

0
Gjigandi

Gjykata e Durrësit ka vendosur të lërë në burg 34-vjeçarin Arlen Hasanaj, i akuzuar për vendosjen e tritolit në banesën e kreut të FSHF-së Armand Duka. Hasanaj ka dalë sot para Gjykatës në Durrës për masën e sigurisë, teksa gjykata ka pranuar kërkesën e Prokurorisë për biznesmenin 34-vjeçar.

Seanca gjyqësore u zhvillua me dyer të mbyllura, nën masa të rrepta sigurie pasi Gjykata është boshatisur nga brenda dhe dyert e jashtme janë të mbyllura.

Hasanaj rezulton me një djegie në dorën djathtë dhe dyshimet janë se 34-vjeçari është djegur gjatë ndezjes së fitilit në momentin para se të hidhte kallëpin e tritolit në portën e jashtme të oborrit të Dukës.

Një ekspert i mjekësisë ligjore nga Tirana ka mbërritur në dhomat e paraburgimit ku ka marrë analizat nëse ka gjurmë baruti në dorën e djathtë të Hasanajt. Prokuroria e rrethit mësohet se ka kërkuar arrest me burg për 34-vjeçarin, dhe vendimi i ekspertit mjeko ligjor është prova kryesore e organit të akuzës për ta vënë Hasanajn.

/Priza.al/

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu