I vendoset tritol biznesit te ‘Komuna e Parisit’, identifikohet pronari

0
Gjigandi

Një shpërthim me eksploziv ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të të dielës në zonën e ‘Komunës së Parisit’.

Lënda plasëse është vendosur në një biznes, ku pronar është Amarald Canaj nga Kukësi, e që prej kohësh banon atje por biznesin e ka në Tiranë pranë kompleksit të njohur si “Kikia 2”.

Shpërthimi ka ndodhur rreth orës 04:00 të mëngjesit, por fatmirësisht nuk ka shkaktuar të lënduar në njerëz, por vetëm dëme materiale.

Policia e Shtetit ka sekuestruar kamerat e sigurisë pranë zonës, ndërkohë që pritet edhe zbardhja e dëshmisë së pronarit të biznesit.

j.l./ dita

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu