I riu shqiptar dhunon ish-shefin, nuk kursen as policët

0
Gjigandi

Një 31-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia pasi raportohet se ai ka sulmuar dhe plagosur ish-punëdhënësin e tij dhe se i ka rezistuar autoriteteve.
Sipas autoritetet në Brixner, emigranti i ri u shfaq i dehur tek ish-punëdhënësi i tij në një kompani ndërtimi në Brixner.
Dyshohet se për shkak të mosmarrëveshjeve të mëparshme ai ka sulmuar ish-shefin e tij duke e goditur me grushta dhe shkelma.
Një patrullë e policisë u njoftua për veprimin e 31-vjeçarit, por ai ka rezistuar dhe ka kundërshtuar forcat e rendit.
Megjithatë i riu shqiptar u neutraliuza dhe u arrestua nga autoritetet, ndërsa është dërguar në burgun e Bolzanos.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu