I moren eten avokatit grek, tre shqiptareve u hiqet perjete liria

0
Gjigandi

Heqje te perjetshme te lirise ka dhënë Gjykata e Athinës për tre shqiptarët që akuzohen për vrasjen e avokatit grek Mihalis Zafeiropoulos. Ngjarje kjo e ndodhur dy vite më parë. Vendimi i gjykatës ishte unanim për Ibrahim Brahimajn, I cili akuzohet si ekzekutori I avokatit dhe dy të pandehurit e tjerë Klodian Lekocja dhe Olti Dulce. Gjykata krahas dënimit të përjetshëm dha dhe një 11 vjet burg shtesë për grabitje dhe sulm me armë për Ibrahim Brahimajn.E veja e avokatit, pas vendimit edhe pse tha se asgjë nuk ndryshon, falenderoi drejtësinë greke për verdiktin. “Faleminderit drejtësisë Greke dhe jurisë. Për fat të keq asgjë nuk mund ta rikthejë Michalis. Kjo nuk do të ndryshojë asgjë në jetën e tyre sepse ata ishin në burg, ata janë në burg dhe ata do të jenë në burg. Kjo nuk do të ndryshojë asgjë për ta dhe fatkeqësisht për mua dhe fëmijët e mi”, tha Vicky Zafeiropoulos.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu