Ka qenë e zakonshme, por në çdo Botëror ka gjithmonë emra të papritur që arrijnë të fitojnë famë ose të rrisin në mënyrë eksponenciale ndikimin e tyre pas një kompeticioni të tillë. Në Kupën e Botës 2022 në Katar, një nga ata njerëz ishte modelja dhe influencuesja Ivana Knoll.
Gjatë kampionatit, kombëtarja e saj, Kroacia, ishte një nga më të spikaturat, ashtu sikurse edhe vetë ajo. Në disa prej atyre ndeshjeve, Ivana u bë një nga yjet e papritura. Për më tepër, modelja është rritur shumë në rrjetet sociale, siç ka treguar dhe zbulon numri i ndjekësve të saj.
Ajo që jo shumë e dinin është se gjatë Kupës së Botës ka pasur disa lojtarë që e kanë kontaktuar privatisht. Të paktën kështu ka siguruar ajo në një intervistë të fundit që ka dhënë për “Barstool Sports”:
“Mbaj mend që disa lojtarë më dërguan mesazhe private të llojit se si je, bla, bla, bla. Pati nga ata që më kërkonin falje për nesër, para ndeshjes me Kroacinë, se gjasme do të më mundnin. Nuk iu përgjigjesha derisa humbisnin ndaj kombëtares sime”.
Ajo nuk ka zbuluar përmbajtjen apo dërguesit e mesazheve, edhe pse kjo mund të konkludohet në një mënyrë të caktuar përmes deklaratave që kishte bërë atë kohë për “Daily Mail”: “Unë thjesht argëtohem me të gjithë. Mendoj se njerëzit më pëlqejnë sepse jam e bukur. Nuk jam e interesuar të takoj askënd këtu. Qëllimi im është t’i bëj njerëzit të buzëqeshin, kjo është e gjitha”.
Në fund gjëja ka mbetur aty dhe, sipas Ivanës, ajo nuk ka folur shumë me asnjë nga këta lojtarë. Për më tepër, duket se ajo nuk iu përgjigjej fare derisa skuadra e saj, Kroacia, e fitonte ndeshjen. Për kujtesë, skuadra e udhëhequr nga Luka Modric arriti në gjysmëfinale të Botërorit të Katarit, ku humbi kundër Argjentinës.