Sot në orët e para të mëngjesit, pala greke ne doganën e Kakavijës ka arrestuar një shqiptar të kërkuar për vrasje.
Shtetasi shqiptar u ndalua nga sektori i verifikimit të pasaportave në bashkëpunim me policinë e Janinës, teksa po tentonte te dilte nga Greqia dhe të vinte në Shqipëri. Ndaj tij rezulton një urdhër arresti nga Prokuroria e Prevezës për akuzën “vrasje me dashje”.