I gjetën mbi 17 mijë paund të padeklaruara, arrestohet 42-vjeçari nga Iraku

0
Gjigandi

Vijojnë goditjen kur veprimtarisë së paligjshme nga Policia Kufitare. Gjatë ditës së sotme, u konstatua veshje të padeklaruara në Degën e Doganës Rinas, vlera e të cilave arrin 12 840 euro. Policia deklaron në njoftimin zyrtar se janë proceduar penalisht për veprën penale “Kontrabanda me mallra të tjera”, dy shtetas.

Po ashtu në portin e Durrësit u arrestua një 42-vjeçar nga Iraku, pasi gjatë një kontrolli të ushtruar i kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, 17 420 paund, të cilat ai nuk i kishte deklaruar.

Po ashtu u procedua penalisht edhe një i ri 27-vjeçar.

Njoftimi i Policisë:

Departamenti për Kufirin dhe Migracionin.

RonaTyra

Shërbimet e Policisë Kufitare kanë intensifikuar kontrollet për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare.

Goditen nga Policia Kufitare e Rinasit, 2 raste të kontrabandës së mallrave dhe 1 rast i mosdeklarimit të të hollave në kufi. Sekuestrohen veshje të ndryshme dhe 17 420 paund.

Nga Policia Kufitare në Portin e Durrësit janë goditur 2 raste të tentativës për kalim të paligjshëm të kufirit.

-Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, gjatë përpunimit të dokumentacionit, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, kanë kaluar për kontroll më të detajuar në vijën e dytë, bagazhet e shtetaseve Xh. S. dhe D. Sh., në të cilat u gjetën veshje të padeklaruara në Degën e Doganës Rinas, me vlerë 12 840 euro.

Në përfundim të veprimeve, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe nisi procedimi penal për shtetaset Xh. S. dhe D. Sh., për veprën penale “Kontrabanda me mallra të tjera”.

-Gjithashtu, nga shërbimet e Policisë Kufitare Rinas është goditur një rast i mosdeklarimit të të hollave në kufi. Në hyrje të Republikës së Shqipërisë, në bazë të analizës së riskut, shërbimet e Policisë Kufitare kanë kaluar për kontroll më të imtësishëm në vijën e dytë, shtetasin D. H., të cilit i kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, 17 420 paund, të cilat ai nuk i kishte deklaruar.

Në përfundim të veprimeve, materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqesore Tiranë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave ose sendeve me vlerë” dhe nisi procedimi penal për shtetasin D. H.

-Në Portin e Durrësit, shërbimet e Policisë Kufitare ndaluan në dalje shtetasit Z. A., 42 vjeç, banues në Baghdad, i cili tentoi të kalonte kufirin, me një dokument të falsifikuar, si dhe shtetasin A. B., 27 vjeç, banues në Turqi, i cili tentoi të kalonte kufirin, me dokumentin e një shtetasi tjetër, me të cilin kishte ngjashmëri.

Në përfundim të veprimeve të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financar të DVP Durrës u bë arrestimi në flagrancë, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”,  i shtetasit Z. A., 42 vjeç, banues në Baghdad, si dhe u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasi A. B., 27 vjeç, banues në Turqi.

Policia Kufitare, në bashkëpunim me autoritetet doganore dhe Policitë vendore, do të vijojë kontrollet e imtësishme, me qëllim parandalimin dhe goditjen e çdo paligjshmërie.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu