Një burrë u kap “mat” duke fotografuar fshehurazi poshtë fustanit një udhëtareje në autobus në Stamboll.
Kjo ngjarje ka shkaktuar reagim të ashpër pasi u pa nga udhëtarët e tjerë.
Ndërkohë që ndodhte kjo, ai betohej se nuk kishte bërë diçka të tillë duke thënë se ishte baba i dy fëmijëve dhe inxhinier duke theksuar se nuk merrej me gjëra të tilla.
Por, udhëtarët nuk u binden me kaq. Ata i hapën telefonin dhe zbuluan te galeria e fotove pikërisht fotot e papërshtatshme të gruas që ai kishte fotografuar.
Kaq mjaftoi që ta dorëzonin në polici, ku dhe akuzohet për ngacmim seksual.