I ftohti ngrin SHBA-në, Biden shpall emergjencën

0
Gjigandi

Këto pamje në foto nuk janë në Polin e Veriut, por në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Cikloni i të ftohtit po ngrin gjithçka prej ditësh dhe është shndërruar në vdekjeprurës.

Mbi 50 persona kanë humbur jetën, pjesa më e madhe në qytetin Buffalo, për shkak të temperaturave me dhjetra gradë celcius nën zero.

Një zyrtar shtetëror amerikan thotë se njerëzit mbetën të bllokuar në automjetet e tyre për më shumë se dy ditë, gjatë stuhisë dimërore më të tmerrshme të jetës së tyre.

Sinoptikanët paralajmërojnë për sasi të mëdha dëbore që priten gjatë orëve në vijim.

RonaTyra

Stuhia, që shtrihet nga Kanadaja deri në Meksikë, ka vrarë mbi 60 persona në total.

Presidenti amerikan, Joe Biden shpalli gjendjen e emergjencës për të mundësuar mbështetje federale për shtetin e Nju Jorkut. Guvernatorja Kathy Hochul, me prejardhje nga Buffalo, e përshkruan stuhinë si “dimri më i ftohtë i shekullit”.

“Është si të shkosh në një zonë lufte. Të shohësh automjetet të ngecura në rrugë është shokuese”, u shpreh guvernatorja e Nju Jorkut. Ajo shtoi se ekipet e emergjencës e kanë tepër të vështirë të arrijnë në zonat e goditura rëndë nga stuhia polare dimërore, pasi automjetet e tyre kanë ngecur në akull ose dëborë.

 j.l./ dita

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu