I dënuar edhe më parë për vjedhje, dështon tentativa e ‘skifterit’ në Elbasan

0
Gjigandi

Një 21-vjeçar është vënë në pranga nga Policia Elbasan, pasi kishte vjedhur 300 mijë lekë, në banesën e një qytetarje. I riu rezulton të jetë dënuar edhe më parë për vjedhje, ndërsa në gusht kishte dëmtuar 2 objekte (çadra) në  teatrin “Skampa”.

Në kudër të operacionit policor të koduar “Kontakti” është vënë në pranga Markel Kyçyku.

Njoftimi i policisë:

Nga hetimet, 21-vjeçari rezultoi autor dhe i dëmtimit të disa objekteve në pronësi të teatrit “Skampa”, në muajin gusht të këtij viti.

Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të kallëzimit të një shtetaseje, se në banesën në fshatin Shirgjan, i kishin vjedhur 300 000 lekë, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan finalizuan operacionin policor të koduar “Kontakti”.

RonaTyra

Në kuadër të operacionit u bë e mundur zbardhja e kësaj vjedhjeje, si autor i së cilës u identifikua dhe u arrestua shtetasi M. K., 21 vjeç, banues në Elbasan.

Në vijim, gjatë veprimeve hetimore rezultoi se 21-vjeçari, më datë 03.08.2023, ka dëmtuar 2 objekte (çadra) në pronësi të objektit kulturor, teatri “Skampa”.

 

Vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer shtetasi M. K.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

 

a.c./dita

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu