“I bëmë kurth, e qëllova me plumb në kokë kur u ul të kërkonte heroinën”

0
Gjigandi

Gazetari Elton Qyno ka siguruar pjesë nga dosja e të penduarit të drejtësisë, Artan Tafani anëtari i bandës famëkeqe të Lushnjës me kryetar Laert Haxhiun.

Katër muaj pasi kishin vrarë Fridman Xhaferaj në Korçë dhe Çajup Selimin në Tepelenë, grupi i vrasjeve që drejtohej nga Laert Haxhiu, planifikon të kryejë një vrasje tjetër.

Alban Semaku alias Elton Mermali i njohur ndryshe në Lushnjë me nofkën “Kinezi”, sapo kishte dalë nga burgu dhe kishte rënë në sy të Laert Haxhiut.

Sipas dëshmitarit të drejtësisë, Laert Haxhiu, tregonte se Mermali ishte pjesë e bandës së Lushnjës dhe ka vrarë njerëzit e familjes së tij, me urdhër të Aldo Bares.

Në fakt Elton Mermali në vitin 1998, kishte marë pjesë në vrasjen e Bledar Haxhiut, të afërmit të Laert Haxhiut, të cilin pasi e ekzekutuan në pritë, e shpërfytyruan duke i derdhur dhjetëra plumba, mbi trupin e pajetë.

RonaTyra

Për të vrarë Alban Semakun, është vendosur një plan për ta gënjyer atë lidhur me konsumin e heroines. Pasi grupi i Laertit e dinte që Semaku kishte varësi dhe konsumonte drogë.

…ne kishim rënë në dijeni se Mermalin kishte dalë nga burgu dhe pinte heroinë me disa djem të lagjes, por edhe me mua. Atë ditë kam qenë i veshur me një boksier jelek. Mermalin e njihja herët dhe ai ishte përdorues i heroinës. Duke pasur informacion që ai kërkonte të pinte heroinë, e kam gënjyer duke i thënë se në një vend kam fshehur heroinë, të shkojmë ta marrim dhe ta pimë. Mermali ka pranuar në mbrëmjen e 13 qershorit 2021 kam shkuar me makinë tek lagja e tij. Ai sapo më ka parë ka hipur vetë në makinë dhe më pas jam drejtuar drejt rrugës që del nga Lushnja. Kemi shkuar në Peqin, dhe buzë një muri jemi drejtuar tek disa ferra, duke e gënjyer Mermalin se aty ndodhej heroina. E gjitha ka qenë një mashtrim. Në kërkime për të gjetur heroinën, është përfshirë dhe vetë Mermali, i cili sapo ka ulur kokën për të parë nëse kishte heroinë, e kemi qëlluar me plumb pa koke. Një plumb në kokë dhe dy në trup, për tu siguruar që ai kishte vdekur. Më pas jemi larguar, duke lënë trupin e tij aty mes ferrave…”-ka treguar bashkëpunëtori i Prokurorisë, Artan Tafani.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu