Shtyhet seanca në ngarkim të Klodian Çalamanit, i cili akuzohet për përdhunimin dhe vrasjen e 8-vjeçarit Mateo Vasia.
Shkak për shtyrjen e saj është bërë mosformimi i trupës gjykuese pasi njëri prej anëtarëve nuk është paraqitur për shkak të problemeve shëndetësore. Seanca e radhës në ngarkim të Çalamanit është caktuar datë 30 janar në orën 10:35 të paradites.
Prokuroria e Fierit mbylli hetimet dhe çoi për gjykim, Klodian Çalamanin në qershor të 2022. Në nëntor të vitit 2021, sipas Prokurorisë Klodian Çalamani vrau dhe më pas groposi vogëlushin, Mateo Vasiu. Organi i akuzës ka provuar se përpara se ta vriste, Çalamani e ka përdhunuar 8-vjeçarin.
Klodian Çalamani, më 16 nëntor rrëmbeu, vrau dhe më pas varrosi në oborrin e banesës së tij Mateo Vasiun. Ai u arrestua në të njëjtën ditë pasi u dallua direkt vendi i sapopunuar në oborr, ku ishte groposur i riu. Ngjarja tronditi të gjithë vendin, duke bërë që familjarët por edhe qytetarë të nisin një peticion për mbledhjen e firmave, në mënyrë që në vend të rikthehet dënimi me vdekje.