Humb jetën në mënyrë tragjike emigrantja shqiptare në Greqi, ngjarje horror, në sy të vajzës

0
Gjigandi

Vdes në mënyrë tragjike një grua shqiptare në vendin e saj të punës në Geeqj. Ngjarja ndodhi dje në Mesolongji, sipas mediave greke.

Viktima punonte në një dyqan mishi ku kryente punë, kryesisht pastrimi të makinerive prerëse. Mediat thonë se gruas, rreth 50 vjeçe, në rrethana ende të paqarta një nga makineritë i ka kapur flokët dhe si pasojë e ka tërhequr duke e prerë dhe shkaktuar vdekjen.

Ajo që e bën edhe më të rëndë këtë ngjarje është prania e vajzës së viktimës gjatë këtij aksidenti. Vajza, është marrë nga shërbimi spitalor me urgjencë pasi është traumatizuar.

E ndjera kishte dy vite që kishte emigruar drejt Greqisë, bashkë me dy fëmijët, pasi ishte divorcuar.

“Një grua shumë e mirë, punonte nga mëngjesi në darkë së bashku me të bijën duke pastruar dyqanet, për të bërë bukën e gojës”, tregon një person që e njihte dhe jetonte në të njëjtën lagje.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu