Hoti: Më përpara prishet Qeveria, se miqësia me SHBA’në

0
Gjigandi

Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Kosovës, Avdullha Hoti, ka thënë se më parë prishet Qeveria se miqësia me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Hoti ka thënë se nuk do të lejohet të prishet miqësia me SHBA’në sepse dëmtohet shtetësia e Kosovës.

“Nëse dëmtohet miqësia me SHBA’në, atëherë dëmtohet shtetësia e Kosovës, të cilën gjë nuk e lejojmë të ndodhë. Prandaj, me pepara prishet Qeveria, se miqesia me SHBA”, është shprehur Hoti.

Zëvendëskryeministri gjithashtu bëri thirrje që të mblidhet Qeveria për ta hequr taksën, sepse tash taksa po e dëmton Kosovën.

“Qeveria duhet te mblidhet per te hequr taksen. Nuk mund te mbesim peng te nje vendimi qe ka qene i domosdoshem, por tash po e demton Kosoven”, ka thënë Hoti.

RonaTyra

“Miqësia e përhershme me SHBA’në nuk cenohet. Ne e garantojmë këtë miqësi”, ka shkruar Hoti.

Hoti tha se nuk është në interesin e qytetarëve që të prishet miqësia me SHBA’në, e cila solli paqe në Ballkan dhe ua solli lirinë e pavarësinë shqiptarëve.

“Nuk eshte interes i qytetareve te Kosoves te prishet kjo miqesi, qe solli paqen ne Ballkan dhe lirine e pavaresine per shqiptaret”, ka përfunduar Hoti.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu