Horoskopi ditor, e enjte, 15 Dhjetor 2022

0
Gjigandi

Dashi

Do tregoheni me te hapur me partnerin tuaj gjate kësaj dite dhe do ta përforconi bashkëpunimin. Disa mund te mendojnë te hedhin disa hapa me tej dhe t’i bëjnë gjerat me serioze. Beqaret do kenë një takim te veçante, por nuk do preferojnë te krijojnë një lidhje me personin qe do kenë afër. Financat do jene problematike. Kërkoni ndihmën e specialisteve për t’ia dale mbanë.

Demi

Dashuria e çifteve do shkoje me mire sesa ata e mendonin. Do ndiheni shpesh si mbi re. Konfigurimi i yjeve ne jetën sentimentale te beqareve do jete shume pozitiv gjate kësaj dite. Mundësitë për te krijuar një lidhje serioze do shumëfishohen, por e keni ju ne dore te përfitoni ose jo. Ne planin financiar gjerat do ecin me se miri. Nuk do keni për çfarë te shqetësoheni.

Binjaket

RonaTyra

Pritet qe dita e sotme te jete plot diell për jetën sentimentale te çifteve. Do flisni hapur me partnerin dhe nuk do i mbani asnjë mëri njeri-tjetrit. Beqaret do kenë takime te njëpasnjëshme dhe nuk do dine ke te zgjedhin me pare. Ne planin financiar do ndikoje si Marsi ashtu edhe Jupiteri. Te dy se bashku, këta planetë do sjellin probleme.

Gaforrja

Zemra juaj do rrahe edhe me fort gjate kësaj dite. Partneri, edhe pse do jete shume i ngarkuar me pune, do gjejnë kohen për te kaluar me ju. Pritet qe t’iu beje edhe një propozim te veçante. Beqaret do pëlqejnë shume persona. Mendohuni mire para se te bëni një zgjedhje. Ne planin financiar nuk do keni probleme dhe do ndiheni me te qete.

Luani

Nëse kohet e fundit keni pasur mosmarrëveshje ne çift, sot ka ardhur koha te merrni kurajën dhe t’i zgjidhni një nga një ato. Yjet do jene ne anën tuaj dhe do t’ju ndihmojnë. Beqaret do tërhiqen mjaft nga personat perverse dhe djallëzore. Vini ne pune arsyen dhe mos bëni gabim te krijoni lidhje me ta. Ne p;anin financiar do jeni me te kthjellet dhe nuk do shpenzoni kuturu.

Virgjeresha

Dite e bukur, e qete dhe pa asnjë debat për çiftet. Nëse keni dyshuar me pare mbi te ardhmen se bashku, sot do jeni te sigurte se kjo është ajo qe dëshironi me zemër. Beqaret do jene te turpshëm dhe nuk do i pranojnë ftesat qe do iu bëhen. Ky ne fakt do jete një gabim i madh. Ne planin financiar duhet te tregoheni me vigjilente se kurrë. Po shpenzuat pa mase do keni probleme.

Peshorja

Dashuria do jete mbi gjithçka gjate kësaj dite. Nëse jeni ne një lidhje do përjetoni emocione te papërshkrueshme dhe do ndiheni shpesh te lumtur. Nga ana tjetër beqaret edhe sikur t’ia mbyllin derën Kupidit, ai do e gjeje mundësinë t’i gjuaje me shigjetën e tij. Ka shume gjasa te ndryshoni status. Për sa iu përket financave, duhet te tregoheni te kthjellet dhe shume te matur.

Akrepi

Edhe pse kohet e fundit marrëdhënia me partnerin nuk ka qene shume e mire, ju do përdorni te gjitha aftësitë qe keni për ta rikthyer harmoninë. Influenca e planetëve tek jeta sentimentale e beqareve do jete e mire. Disa mund te fillojnë edhe aventura te këndshme. Për shkak te shpenzimeve te konsiderueshme qe do kryeni, situata financiare do jete delikate.

Shigjetari

Jeta ne çift do jete e animuar gjate kësaj dite. Si ju ashtu edhe parteri do i kushtoni rëndësi njeri-tjetrit dhe do përgatisni surpriza. Askush nuk do mund t’ua prishe ambientin e ngrohte. Beqaret do pëlqejnë shume një person i cili nuk bën për ta dhe mund te jete i angazhuar. Kujdes! Financat nuk do jene te këqija megjithatë shpenzimet duhet mbajtur nen mbikëqyrje.

Bricjapi

Do keni mjaft divergjenca gjate kësaj dite me atë qe keni ne krah. Nuk do ndiheni mire dhe shpeshherë trishtimi do iu pushtoje. Nëse jeni ende beqaret, mundësitë për një lidhje serioze janë te pakta. Me mire qëndroni kështu si jeni sesa te lodheni me kot. Ne planin financiar rekomandohet shume maturi. Mos bëni investime qe mund t’iu çojnë ne katastrofe.

Ujori

Jeta ne çift do jete e qete dhe pa asnjë te veçante gjate kësaj dite. Do jeni me te përgjegjshëm për veprimet dhe do mendoheni mire para se te flisni me atë qe keni ne krah. Beqaret do njihen me disa persona interesante, por nuk do ndihen ende gati te krijojnë një lidhje. Financat do jene ne qendër te vëmendjes. Me pak përkujdesje mund t’i stabilizoni ato.

Peshqit

Ata qe kane tashme një lidhje do kalojnë një dite te qete dhe pa probleme. Do t’i zgjidhni me ne fund mosmarrëveshjet qe keni pasur. Marsi do t’i beje beqaret edhe me tërheqës gjate kësaj dite. Te shumte do jene personat qe do iu joshin, por ju duhet te zgjidhni te duhurin. Ne planin financiar duhet te reflektoni mire para se te bëni ndonjë shpenzim. Shmangni tronditjet!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu