Henri Çili mohon akuzat: Do vërtetoj pafajsinë me prova dhe fakte

0
Gjigandi

Henri Çili, botues dhe pedagog, ka reaguar një ditë pas arrestimit të tij nën akuza të rënda për korrupsion ndaj organeve të Drejtësisë.

Ai ka folur për herë të parë duke deklaruar se vendimi i marrë nga Gjykata për të është tërësisht i mainpuluar dhe ka mohuar akuzat.

Çili ndodhet në komisariatin e Gjirokastrës ku edhe ka dhënë dëshminë e tij lidhur me ndalimin që i është bërë.

Sipas Balkanweb, ai iu është nënshtruar senacave pyetësore në orët e vona të mbasdites së djeshme tek oficerët e policisë gjyqësore.

Gjatë seancës prej 1 ore e gjysmë, Henri Çili është shprehur se nuk ka kryer asnjë shkelje dhe se nuk ka dijeni për akuzat e Porkurorisë.

RonaTyra

Do i mohoj në momentin e duhur me prova dhe fakte, ka deklaruar ai.

Sipas informacioneve të deritanishme, ditën e nesërme Gjykata e Përmetit do komumikojë edhe masën e arrestit për Henri Çilin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu