Hamasi është përgatitur për skenarin ‘më të keq të mundshëm’!

0
Gjigandi

Grupimi terrorist i militantëve të Hamasit, i cili kreu një sulm në shkallë të gjerë ndaj Izraelit mëngjesin e 7 tetorit, ka bërë me dije se është i përgatitur edhe për skenarin më të keq të mundshëm, në përgjigjen që mund t’i vijë nga forcat izraelite.

Zëvendës-drejtuesi i grupimit, Saleh al-Arouri, gjatë një interviste me tranmstuesin e Katarit, Al Jazeera, ka thënë se të gjithë skenarët janë të mundshëm tashmë, përfshi edhe një pushtim me shkallë të plotë të Izraelit.

Al-Arouri tha gjithashtu se Izraeli kishte planifikuar të nisë një sulm në Rripin e Gazës dhe Bregun Perëndimor.

Ndërsa, qëllimet e grupimit tashmë, janë ato të një “lufte në shkallë të plotë”.

“Ky nuk është një operacion (godit dhe vrapo); ne filluam një betejë të gjithanshme. Ne presim që luftimet të vazhdojnë dhe fronti i luftimeve të zgjerohet. Ne kemi një objektiv kryesor: lirinë tonë dhe lirinë e vendeve tona të shenjta”, tha ai.

Arouri tha se palestinezët kanë të drejtën e lirisë, për të luftuar pushtimin izraelit dhe për të mbrojtur vendet e tyre të shenjta.

RonaTyra

“Ne do të vazhdojmë të luftojmë derisa të shpërblehemi me fitore, liri dhe pavarësi”, tha ai.

Situata e luftimeve deri tani ndërkaq është tragjike.

Bilanci vjen gjithnjë e më shumë në rritje në Izrael, ku deri tani janë raportuar 40 të vrarë dhe 740 të plagosur, pas një inkursioni të organizuar të militantëve të Hamasit në rajonet jugore izraelite.

Lajmin e kanë bërë me dije mediat vendase, referuar edhe të dhënave të paraqitura nga Policia e Izraelit.

Sipas kësaj të fundit, pritet që luftimet të zgjasin për disa ditë, në një front të krijuar në kufirin me Gazën, ku palestinezët kanë marrë kontrollin e shtatë pikave kyçe të kalimit aty.

Me buldozerë, ata kanë shkatërruar gardhin rrethues, duke nisur inkursionin dhe duke shkaktuar një tragjedi të vërtetë.

Raportohet po ashtu se 57 izraelitë, mes të cilëve edhe policë e ushtarë, janë marrë peng nga militantët e Hamasit.

Përtej faktit se luftimet mund të zgjaten në kohë, sipas shërbimeve izraelite, pak orë do të nevojiten për të rikapur pikat e kalimit dhe për të vendosur një lloj rendi në kufi me Gazan.

Vetë palestinezët në West Bank ndërkaq, është raportuar se janë në festë prej zhvillimeve të fundit, me festime masive në rrugë.

Por, raketimet e Izraelit në Gaza kanë lënë të vrarë sipas raportimeve 198 palestinezë dhe të plagosur mijëra të tjerë, me spitalet e tejmbushur në gjithë Gazën.

a.c./dita

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu